Connect with us

Kronike

34 plumba drejtuar CFO Pharma/ Flet pronari i kompanisë, zbulon nëse ka patur konflikte

Pronari i kompanisë CFO Pharma, Nadir Causholli ka dhënë dëshminë e tij paraprake në lidhje me sulmin me breshëri plumbash të regjistruar gjatë mesnatës. Bëhet me dije se para grupit hetimor Causholli, ka mohuar të këtë probleme apo konflikte me persona të tjerë ndërsa ka deklaruar se nuk ka dijeni kush mund ta ketë kryer sulmin.

Mbeten ende mister arsyet e sulmit me 34 plumba ndaj CFO Pharma, ndërsa dyshohet se autorët kanë qënë 2, njëri në rolin e qitësit dhe tjetri në rolin e shoferit. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë pak më herët dhe po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plotë të rastit.

Advertisement