Connect with us

Aktualitet

Kryemadhi: Klodian Zoto miliona euro tendera nga disa institucione dhe bashki

 

 

Vazhdojmë me listën e kontratave të kompanive të Klodian Zoto-s. Pra, Klodian Zoto nuk është i specializuar vetëm për inceneratorët por është i specializuar dhe për shumë vepra të tjera.

Në vitin 2016, ka marrë 1 milionë dollarë nga Ministria e Mjedisit, ndërtim i impiantit të pastrimit të grykëderdhjes së Lumit Shkumbin rikualifikimin e vijës bregdetare në Vilë Bashtovë, Rrogozhinë. Ka marrë po ashtu 320 milionë lekë nga Bashkia Rrogozhinë, ka marrë po ashtu 650 milionë lekë nga Bashkia Rrogozhinë përsëri. Ka marrë përsëri nga Ministria e Mjedisit 2 milionë dollarë. Më e bukura ka marrë 6.7 milionë dollarë nga OSHEE për vendosjen e matësave. Më pas, përsëri në 2017 ka marrë nga Ministria e Mjedisit rreth 900 mijë dollarë, ka marrë përsëri nga Bashkia Rrogozhinë 1.5 milionë dollarë, ka marrë përsëri nga OSHEE drejtoria rajonale e Tiranës ndërtimi rrjeti të ri shpërndarës 20KË, 2 milionë dollarë. Ka marrë nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, 1 milionë dollarë për ndërtimin e bazës prodhuese të shkollës ‘Karl Gega’. Dhë përsëri ka marrë 255 mijë dollarë përsëri nga Ministria e Mirëqeniës Sociale.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *