Connect with us

Biznes

FMN: Shqipëria s’është gati për Amnistinë Fiskale

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, Guvernatori i BSH, Genti Sejko dhe përfaqësues të Misionit të FMN po zhvillojnë një konferencë për situatën ekonomike gjatë 6 muajve të parë të vitit 2022. Pavarësisht ndikimit të luftës në Ukrainë që ishte negativ, Ibrahimaj thotë se ekonomia pati performancë pozitive dhe solli ulje të papunësisë me 11.3% në krahasim me 2021.

 

‘Lufta në Ukrainë, ndikim negative në ekonominë tonë. Por pavarësisht problemeve në pjesën tjetër të botës ekonomia shqiptare performoi pozitivisht. Në 3 mujorin e tretë ekonomia me ritme me të larta se 3 mujori i dytë.Gjatë gjysmës së parë të vitit, papunësia u ul me 11.3% ndërsa punësimi u rrit e 4.3% në krahasim me vitin e kaluar’- tha Ibrahimaj.

 

Ibrahimaj u shpreh se inflacioni në vend është shkaktuar nga goditja e ofertës globale për disa mallra bazë. Ibrahimaj u shpreh se inflacioni në vendin tonë krahasuar me vendet e rajonit ka qenë ndjeshëm më i ulët. Ministrja nënvizoi se për këtë vit parashikohet që të ketë një nivel mesatar inflacioni nën nivelin 6.5%. Sa i takon vitit të ardhshëm, Ibrahimaj u shpreh se inflacioni do të jetë në rënie dhe parashikohet që në 2023 të jetë 3%.

‘Gjatë kësaj periudhe çështja kryesore ka qenë inflacioni i lartë i goditur nga oferta globale e disa mallrave bazë. Në vendin tonë krahasuar edhe me vendet e rajonit ka qenë ndjeshëm më i ulët. Vlerën më të lartë e ka pasur në muajin gusht me 8%. Ne parashikojmë që gjatë këtij viti të kemi një nivel mesatar inflacioni në nivelin 6.5. Ky është nxitur nga goditja e ofertës dhe besojmë se nuk ka baza të forta që të vazhdojë në rritje besojmë se gjatë vitit të ardhshëm do të ketë një reduktim të ndjeshëm të inflacionit. Parashikojmë një normë inflacioni në rënie me 3.6 %. Duke u mbyllur në dhjetor të vitit 2023 me 3%. Situata është në kontroll, mbetemi vigjilent  për amonitozuar dhe jemi përgatitur për disa skenar alternativ. Gjatë periudhës janar gusht të ardhurat buxhetore janë rritur me 16%.’- u shpreh Ibrahimaj.

Përfaqësuesja e FMN, Sun ka shprehur edhe njëherë shqetësimin e të gjithë ndërkombëtarëve për Aministinë Fiskale. Ajo u shpreh se Shqipëria për arsye teknike si dhe të mos zhvillimit në disa elementë nuk është gati për këtë projektligj.

Përfaqësuesit e FMN: Kemi rekomanduar që paketa e Rezistencës Sociale të prekë ata që janë në nevojë, jo të gjithë

Përfaqësuesit e FMN, duke iu referuar paketës së rezistencës sociale thanë se i kanë rekomanduar qeverisë që të ndihmojnë shtresat më në nevojë, jo të gjithë.
“Duke pasur parasysh situatën aktuale dhe në kushtet financiare që janë në shtrëngim e sipër, kemi rekomanduar që paketa të jetë më e shënjestruar që ta marrin ata që kanë më nevojë, jo të gjithë. Ka njerëz që edhe çmimin e energjisë e përballojmë. Të shkohet drejt ruajtjes së energjisë”, tha Sun.
Përfaqësuesja e FMN, Sun ka shprehur edhe njëherë shqetësimin e të gjithë ndërkombëtarëve për Aministinë Fiskale. Ajo u shpreh se Shqipëria për arsye teknike si dhe të mos zhvillimit në disa elementë nuk është gati për këtë projektligj. Duhet një nivel sipas Sun që të kapërcehet drejt kësaj amnistie në mënyrë që të shmangen rreziqe si pastrimi i parave dhe terrorizmi.‘Ne kemi marrë ligin që kur doli për konsultim publik dhe kemi patur komentet dhe shqetësimet tona. Projekt ligji mund t ëkonsiderohet si një kartë për të dalë nga burgimi i të gjitha detyrimeve tatimore. Përfshin një falje te konsideruehsme, të atyre që kanë një heqje të interesave dhe penaliteteve. Gjithashtu dhe nga kontrolli konerekt i ligjit dhe fondeve të tyre. Qeveria duhet të korrigjojnë aminisinë në një program të projektit vullnetar. E po kështu me një sistem të përshtatëm për zbatimin. Duhet të ketë kompetenca për publikun q ëka një aftësi për të kuptuar nëj gjë të tillë. Sistemi i DPT, me kalimin e viteve duhet të ketë një ecuri akoma më të madhe duhet të forcojë kapacitetet e veta. Ndëkrohë qe aktualisht nuk është një këtë nivel. Për më tepër dhe në studime që janë bërë në tregje e vende në zhvillim ëhstë e vështirë që në të tilla kushte të bëhen ku ekziston mundësia e pastrimit të parave dhe terrorizmit.’- tha përfaqësuesja e FMN-së.

FMN parashikon inflacion të rritur për vitin 2023: Duhet mbështetje fiskale për kategoritë në nevojë
Përfaqësuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar gjatë konferencës së përbashkët me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj si dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, foli në lidhje me situatën ekonomike në Shqipëri. Shefja FMN-së në Tiranë, Yan Sun, u shpreh se ekonomia shqiptare ka pësuar dëme të mëdha që prej periudhës që prej 2020, por vendi i ka kaluar mirë.
‘Më lini paraprakisht t’iu shpreh mirënjohjen të gjithëve për bashkëpunimin e afërt dhe bisedat konstruktive gjatë 2 javësh të vizitës sonë në Shqipëri. Ekonomia shqiptare ka pasur dëme të mëdha që prej periudhës 2020, por i ka kaluar mirë. FMN parashikon që 3.7% të jetë rritja ekonomike që pritet të jetë në 2022 falë aktivitetit të lartë e fuqishëm në turizëm, pasuri të paluajtshme e shërbime por “kjo rritje parashikohet të ngadalësohet me 2% në 2023 ndërkohë që inflacioni është rritur ndjeshëm dhe është bërë me bazë të gjerë’.  Norma e inflacionit mbetet e lartë e do të kthehet në objektivin e caktuar nga BSH me 3% vetme në 2024. Inflacioni është në kahun rritës, rritja e ekonomisë është në kahun e uljes.
Me deficitet dhe borxhin e lartë Shqipëria përballet me rritjen e çmimeve, me çmimet që janë rritur në tregun ndërkombëtare që ka të ngjarë të vazhdojnë si të tilla dhe me një ngadalësim të zhvillimit ekonomik në Europë. Ne rekomandojmë për 2023 që të ketë një bilanc primar në 0 dhe të synojë të vazhdojë konsolidimin me një bilanc primar me 1.5% të PBB. Të finalizojë dhe të zbatojë pa vonese strategjinë afatmesme të të ardhurave. Mbështetja fiskale duhet të jetë e shënjestruar ndaj kategorive në nevojë dhe të jetë e përkohshme. Mbështesim politikat monetare të BSH-së. Sistemi bankar është përballur mirë pas goditjeve të njëpasnjëshme. Bankat janë ekspozuar ndaj normave të interesit dhe zhvillimeve që lidhen me kursin e këmbimit.  Iu bëjmë thirrje për një vigjilencë të shtuar për të ruajtur stabilitetin financiar. Autoritete duhet të shtojnë përpjekjet e tyre sa u takon reformave strukturore.’- u shpreh Sun.
 Sejko: Lufta në Ukrainë ka ndikuar në sfida serioze, inflacioni do jetë i lartë për 2 tre mujorët e ardhshëm
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka ripërsëritur edhe njëherë se inflacioni do të vazhdojë të jetë i lartë për 2 tremujorët e ardhshëm.
‘Sikundër jemi në dijeni BSH kanë qenë të angazhuara në bisedime me FMn në kuadër të artikullit 4. Në fokus kanë qenë sfidat globale dhe reformat strukturore. Në tërësi konstatoj se BSH dhe FMN kanë ndarë qasje të ngjashme për ecurinë. Lufta në Ukrianë ka ndikuar në sfida serioze edhe në vendin tonë. Inflacioni në muajin gusht kapi 8%, që ndikon në stabilitetin makroekonomik. Ky inflacion dëmton perspektivat afatgjata të zhvillimit të vendit. (…)’- tha Sejko

Ibrahimaj: Presim që borxhi publik të ulet nën nivelin 70% të GDP deri në fund të këtij viti

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u shpreh se qeveria pret që të ulet niveli i borxhit publik në 70% si dhe synon që të kalohet në balancë primare pozitive që prej vitit të ardhshëm.

“Nga ana tjetër, kemi qenë mjaft të vendosur për të ruajtur qëndrueshmërinë e financave publike. Në rishikimin e fundit të buxhetit në korrik kemi ulur deficitin e GDP në 4.1%. Ne presim që deficit fiskal në 2022 të jetë më i ulët se kufiri ligjor i rishikiuar. Presim që borxhi publik të jetë nën nivelin 70% të GDP deri në fund të këtij viti nga 73.2% që ishte në fund të 2021.

Sa i përket objektivave kryesore, mbetemi të përkushtuar në uljen e borxhit publik në përputhje me rregullat fiskal, synojmë të kalojmë në balancë primare pozitive nga viti i ardhshëm dhe nga 2024 bëhet detyrim ligjor që e bën të detyrueshme arritjen e një balance pozitive.

Brenda kufijve që na lejon hapësira fiskale, mbetemi të përkushtuar për të zbutur ndikimin e krizës në shoqërinë tonë”, tha Ibrahimaj.

Advertisement