Connect with us

Aktualitet

Nëna e të riut: Djali 6 vjeç u abuzua seksualisht nga kushëriri

Nëna e një 18-vjeçari ka denoncuar abuzimin e djalit të saj nga të afërmit e vetë fëmijës, nga ana e familjes së babait. Në rrëfimin për emisionin me “Zemër të Hapur”, nëna e adoleshentit tha se i biri në moshën 6-vjeçare është abuzuar seksualisht nga kushëriri i tij. Ajo tregon se u nda nga bashkëshorti vite më parë dhe se për shkak të konflikteve me familjen e tij, nuk u kujdes dot për të birin deri në momentin që ai mbushi 7 vjeç. Kur u ribashkua e djalin, i mitur i kishte rrëfyer se një kushëri e kishte abuzuar seksualisht disa herë dhe ndaj qëndronte gjatë gjithë kohës i ndrojtur, i stepur dhe i mbyllur në vetvete. Tronditës është fakti që i mituri ka treguar se gjyshja kur ai ishte vetem 4 vjeç, i vendoste të shikonte filma porno.

Rrëfimi i nënës së adoleshentit:

Unë kam qenë e martuar dhe kam pasur një jetë të vështirë, pasi im shoq më dhunonte dhe më trajtonte shume keq. Jetoja bashkë me prindërit e atij, punonim shumë me bujqësi dhe im shoq shpesh ikte jashtë. Jam dhunuar dhe poshtëruar nga vet ai dhe njerëzit e tij. Erdhi në jete djali dhe vazhdonin keqkuptimet dhe dhuna dhe vendosa që në moshën 4 vjeçare djalin ta lija tek vjehrra dhe vet me burrin te iknim jashtë mendova se gjerat do rregulloheshin dhe do te merrnin drejtimin e duhur madje mendoja se pot e largoheshim do ishte pak me e qete situate se mendoja se mos ndikonin prindërit e tij, por jo ai vazhdonte e vazhdonte edhe pse ne jetonim asaj kohe tek vëllai im. Vendosa te ndahesha, por që nuk kthehesha dot në Shqipëri sepse isha pa letra dhe mu desh qe 3 vite të qëndroja jashtë dhe te kthehesha kur djali beri 7 vjeç. Me shume vështirësi fitova djalin pasi as ata nuk ma jepnin dhe as djali nuk me donte pasi ishte rritur nga vjehrra me frymën e urrejtjes. Pasi rifitova djalin unë u largova bashke me djalin dhe ndërtova një jetë të re ku sot jam e martuar, por nuk kam një fëmijë tjetër veç djalit nga martesa e parë i cili aktualisht është 18 vjeç. Djali qëndronte gjatë gjithë kohës shumë i mbyllur shumë i stepur pasi jeta e fëmijërisë e tij nuk kishte qenë e lehtë. Ai një ditë më rrëfeu se gjyshja i jepte të shikonte video porno dhe ishte abuzuar nga kushëriri i tij për disa herë me radhë. Ky ishte fundi dhe kulmi nuk dija çfarë të bëja dhe telefonova personin për të cilin djali me rrëfeu se kishte abuzuar. Ai sot ka ndërtuar jetën dhe është baba i një fëmije i shkruajta edhe nuses se tij dhe ai vet ma mohoi këtë gjë ashtu siç djali ju ka treguar hallave dhe babait, por që jo vetëm se kanë besuar, por e kanë ofenduar rëndë dhe akuzuar për gënjeshtra. Dua t’i demaskoj ata njerëz pasi fëmija im sot është i shkatërruar psikologjikisht dhe shpirtërisht.

Advertisement