Aktualitet
Mbyllja e kolegjit, KiE ‘godet’ Ramën: Erdogan bëri presion
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka reaguar për mbylljen e kolegjit turk rreth një muaj më parë me vendim të ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Në reagim e KiE të firmosur nga 20 deputetë specifikohet se juristët, akademikët dhe shoqëria civile, e cilësojnë një vendim të tillë si arbitrar dhe se shkak për marrjen e vendimit është bërë presioni nga autoritetet turke.
Po ashtu në dokument theksohet se presidenti turk Erdogan përdori peshën kundrejt autoriteteve shqiptare duke bërë thirrje për mbylljen e shkollave të themeluara nga një grup i caktuar shtetasish turq, të cilët ishin në opozitë.
“Për më shumë se shtatë vjet, politika e jashtme turke e bëri misionin e saj mbylljen e institucioneve arsimore të perceptuara si të sikletshme për qeverinë Erdogan. Presidenti turk përdori peshën e zyrës së tij për të kontaktuar autoritetet shqiptare dhe qeveritë e tjera duke kërkuar mbylljen e shkollave të themeluara nga një grup i caktuar shtetasish turq, të cilët ishin në opozitë. Këto përpjekje për mbylljen e shkollave u pasuan shpesh me rrëmbime dhe ekstradime të paligjshme”, thuhet në reagim.
Reagimi:
Shqipëria, një shembull i fundit i përdorimit të autoritetit publik për qëllime politike
Më 22 shtator 2022, qeveria shqiptare anuloi dy institucione arsimore turke për shkak të një procedure të pretenduar zhvendosjeje. Kjo mbyllje u vlerësua nga juristët, akademikët dhe shoqëria civile si një vendim arbitrar i qeverisë shqiptare për shkak të presionit të autoriteteve turke.
Për më shumë se shtatë vjet, politika e jashtme turke e bëri misionin e saj mbylljen e institucioneve arsimore të perceptuara si të sikletshme për qeverinë Erdogan. Presidenti turk përdori peshën e zyrës së tij për të kontaktuar autoritetet shqiptare dhe qeveritë e tjera duke kërkuar mbylljen e shkollave të themeluara nga një grup i caktuar shtetasish turq, të cilët ishin në opozitë. Këto përpjekje për mbylljen e shkollave u pasuan shpesh me rrëmbime dhe ekstradime të paligjshme. Rastet e rrëmbimit të mësuesve turq kanë ndodhur në të njëjtin skenar në Republikën e Moldavisë (shih Doc. 14649“Thirrja e Republikës së Moldavisë për të rivendosur sundimin e ligjit”) dhe kanë çuar në dënimin e vendit nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Ne jemi të shqetësuar që Shqipëria, si vend kandidat për në BE, nuk respekton shtetin e së drejtës duke vendosur politikisht nën presionin e jashtëm.
Asambleja Parlamentare duhet ta ndjekë këtë rast dhe t’i bëjë thirrje Shqipërisë të respektojë shtetin e së drejtës.
Përfaqësuesit që kanë firmosur:
SCHENNACH Stefan, Austria, SOC
ÆVARSDÓTTIR Thórhildur Sunna, Iceland, SOC
ÅSEBOL Ann-Britt, Sëeden, EPP/CD
BOER Margreet, De, Netherlands, SOC
BUCCARELLA Maurizio, Italy, SOC
CASTEL Laura, Spain, UEL
DAVIES Geraint, United Kingdom, SOC
FERNANDES Emmanuel, France, UEL
FRIDEZ Pierre-Alain, Sëitzerland, SOC
GARVEY Róisín, Ireland, SOC
GAVAN Paul, Ireland, UEL
GIOVAGNOLI Gerardo, San Marino, SOC
GRIN Jean-Pierre, Sëitzerland, ALDE
HÖCHST Nicole, Germany, EC/DA
KILJUNEN Kimmo, Finland, SOC
KLEINËÄCHTER Norbert, Germany, EC/DA
LACROIX Christophe, Belgium, SOC
MARINELLO Gaspare Antonio, Italy, NR
MILON Alain, France, EPP/CD
RAMPI Roberto, Italy, SOC