Connect with us

Kosova

Osmani: Është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë një interviste dhënë për të përditshmen kroate ‘Vecerjnji list’, ka thënë se është shumë krenare me raportet që Kosova ka me Kroacinë.

Si presidente e Kosovës, ajo u deklarua se në mënyrë aktive është e përfshirë në bashkëpunimin me të gjitha institucionet e Kroacisë, për të afruar me shumë dy vendet dhe popujt, të heq barrierat në rrugën e bashkëpunimi dhe të punohet në mirëqenien e dy popujve.

Osmani ka folur edhe për situatën në Kosovës, kundërshtimin e saj për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe siç pretendon Serbia të ketë kompetenca ekzekutive, bisedimet me Beogradin dhe sipas saj, provokimet e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Ajo hodhi poshtë çdo mendim për ndarjen e vendit, duke theksuar se do të hapte kutinë e Pandorës dhe njoftoi një vizitë zyrtare në Kroaci së shpejti.

“Situata në Kosovë është jashtëzakonisht e tensionuar, negociatat disi kanë ngecur, nuk ka dinamikë. Megjithatë, kohët e fundit Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar mbërritën dhe njoftuan një raund të ri bisedimesh”, tha presidentja Osmani duke shtuar se “Është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia” dhe se “NATO dhe forcat tona do të parandalojnë skenarët e Vuçiç”.

 

 

Advertisement