Connect with us

Rajon

Tadiç: Nëse e pranojmë planin franko-gjerman një gjeneratë e re pas 10 vjetësh mund të nxis luftëra

Ish- presidenti i Serbisë Boris Tadiç tha se pranimi i planit franko-gjerman mbart me vete një rrezik. “Pas dhjetë vjetësh “do të vijë një brez hakmarrës” dhe do të votojë për politikën më të keqe dhe luftërat e reja”. Sipas ish-presidentit serb, bota është bërë një vend më i rrezikshëm për të jetuar pas vendimit të SHBA-së për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe vendimit të paqartë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në këtë drejtim. Sipas tij, Serbia nuk duhet ta pranojë planin franko-gjerman. Plani evropian siç ka rrjedhur në media, Tadiç tha se nënkupton “pranim të prekshëm” të anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në rast se kjo ndodh, Tadiç tha se do të ishte “krejtësisht e parëndësishme” se a njeh Serbia shtetin e pavarur të Kosovës. “Le të supozojmë se Aleksandër Vuçiç e pranon propozimin. Kush do të dëshirojë më të hyjë në BE? Kush do të votojë për anëtarësim në BE, kush do ta shantazhojë Serbinë? Ne tashmë kemi më pak se 50% mbështetje popullore për BE. Mendoj se Vuçiç ka më pak fuqi unë, se unë i kam thënë ‘Jo’ Angela Merkelit”, ka thënë Tadiç për N1.

Rajon

Kreta “pushtohet” nga pluhuri i Saharasë

Kreta është “pushtuar” nga pluhuri afrikan. Drejtoria e Shëndetit Publik të Qarkut të Kretës u ka bërë të ditura qytetarëve masat që duhet marrin për t’u përballur me pluhurin e Saharasë.

Mediat në vend raportojnë se përqendrimet e regjistruara deri më tani të grimcave në ajër janë shtuar.

Universiteti i Kretës dhe Universiteti Teknik i Kretës informojnë se sipas modeleve parashikuese “përqendrimet mesatare ditore të PM10 për ditën e sotme të shtunën dhe të dielën 19.05.2024 do të luhaten në nivele mesatare. (51- 75 µg/m3) për shkak të fenomenit intensiv të transportit të pluhurit nga Saharaja.”

Për këtë arsye, të rriturve me probleme me frymëmarrjen, atyre me sëmundje të zemrës dhe fëmijëve me probleme me frymëmarrjen, u rekomandohet që të kufizojnë çdo ushtrim fizik intensiv, veçanërisht nëse bëhet jashtë.

Po ashtu, qytetarëve u është rekomanduar që të mbajnë maskat me mbrojtje të lartë FFP2, N95 & KN95, duke qenë se ato mund të mbrojnë qytetarët që janë aktivë në natyrë. Përveç kësaj, rekomandohet po ashtu marrja e masave për të përmirësuar cilësinë e ajrit të brendshëm.

Continue Reading

Rajon

Përplasja me RMV, Mitsotakis mesazh paralajmërues: Qeveria e Shkupit duhet të përdorë vetëm emrin Maqedonia e Veriut

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një intervistë për një emision grek në ERT, tre javë para zgjedhjeve europiane të 9 qershorit.

Kryeministri i dërgoi një mesazh paralajmërues qeverisë së re, për çështjen e Maqedonisë së Veriut.

“Dua t’i dërgoj edhe një herë një mesazh paralajmërues qeverisë së re: të ndryshojë linjën që tani e tutje, të respektojë këtë dispozitë qendrore të Marrëveshjes së Prespës, të përdorë vetëm emrin Maqedonia e Veriut brenda dhe jashtë vendit, kur i referohen fqinjit tonë verior”, tha Mitsotakis.

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev gjithashtu komentoi situatën, duke thënë se shpreson që politikanët në Maqedoninë e Veriut të kenë kuptuar se fushata zgjedhore ka përfunduar.

“Shpresoj që politikanët në Maqedoninë e Veriut ta kenë kuptuar se fushata zgjedhore ka përfunduar. Dhe nëse bisedat dhe sjellja e tyre destruktive shndërrohen në veprime reale, kjo do të thotë qe po e shtyjnë vendin e tyre drejt izolimit, duke e larguar atë nga Bashkimi Evropian”, tha ai.

Continue Reading

Rajon

Vuçiç shtrëngohet me Dodikun në pritje të 8 qershorit

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, eshte takuar në Beograd me presidentin e RS, Milorad Dodik dhe tema kryesore e bisedës, sipas Vucic,  ishin marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Serbisë dhe RS-së dhe reagimi i mbarë popullit serb për votimin e rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

“E informova Presidentin Dodik për përpjekjet që po bën Serbia për të mbrojtur interesat jetike kombëtare të popullit serb, si dhe të drejtën publike ndërkombëtare, duke përsëritur edhe një herë se miratimi i një rezolute të tillë do të nënkuptonte hapjen e kutisë së Pandorës për e ardhmja duke hapur plagë të panumërta nga e kaluara”, ka shkruar  Vuçic në llogarinë e tij në Instagram.

Në të njëjtën kohë, sipas fjaleve te presidentit serb, “temë e veçantë diskutimi ishte Kuvendi i ardhshëm i Popullit Serb i planifikuar për 8 qershor në Beograd, për të cilin aktivitete të shumta të përbashkëta, nënshkrimi i memorandumeve dhe marrëveshjeve, si dhe ngjarjet që do të konfirmojnë unitetin e popullit dhe të drejtën e tij për të ruajtur vatrat e tyre, të jenë të tyret, janë rënë dakord dhe mbrojnë të drejtën për të ardhmen e brezave që do të vijnë”.

Continue Reading

Rajon

Tjetër tragjedi në Greqi/ Momenti kur makina përplas për vdekje 22-vjeçarin, koka i fluturon dhe…

Një tragjedi tjetër ka ndodhur në Athinë, në zonën Nea Erythraira, ku mbeti i vdekur një 22-vjeçar shqiptar i cili po udhëtonte me një motoçikletë në momentin që u përplas nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur pak pas mesnatës së të enjtes kur makina, duke lëvizur në drejtim të Politia, ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me një automjet që kalonte në të njëjtën korsi trafiku.

Në videon e publikuar nga mediat greke, shihet momenti i përplasjes, ku 22-vjeçari fluturon disa metra dhe përplaset në një trotuar, aty ku gjeti dhe vdekjen

Sipas dëshmitarëve okularë, i ndjeri  Angjelo Saliu, ka rënë me kokë në bordurë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Continue Reading

Rajon

Fabrikat serbe prodhojnë papagallë propagande që rrisin mbështetjen për Moskën

Kur Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenska mbërriti në Beograd më 12 maj, një media e quajti atë “sinjal të largimit të vendit ballkanik nga Moska”. Një tjetër nxori një përfundim të ngjashëm. Por shumica e serbëve në Ballkan nuk e shohin kështu.

Presidenti gjithnjë e më autoritar i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është përpjekur të projektojë një imazh neutraliteti ndaj Ukrainës, duke thënë se vendi i tij nuk është “lakeja e asnjërës palë”, ndërsa përpiqet të pozicionohet si një figurë e ngjashme me Titon që është në gjendje të mbajë marrëdhënie miqësore me Perëndimin.

Për të qetësuar miqtë e tij perëndimorë, ai thuhet se ka dërguar disa “armë vdekjeprurëse” dhe ndihma humanitare në Ukrainë – me sa duket të mjaftueshme për të siguruar që nuk do kishte asnjë reagim sado të vogël ndaj veprimeve destabilizuese të regjimit të tij në Kosovë në vitin 2023.

Por çfarëdo që Vuçiç t’i thotë Perëndimit, dy vjet pas fillimit të luftës, serbët në të gjithë rajonin e Ballkanit po mbështesin hapur veprimet e Rusisë.

Një sondazh i Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) në Ballkanin Perëndimor i publikuar më 14 maj zbuloi se shumica e të anketuarve nga Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut dënojnë agresionin rus në Ukrainë, ndërsa 49% e serbëve e shohin pushtimin si “të justifikuar”.

Një numër i konsiderueshëm i serbëve mbështetën gjithashtu veprimet e Rusisë në Mal të Zi (31%) dhe Bosnje dhe Hercegovinë (27%). Rreth 29% e malazezëve e identifikuan veten si serbë në regjistrimin e vitit 2011, ndërsa në Bosnje dhe Hercegovinë, 31% janë serbë, sipas një vlerësimi të vitit 2013.

Pikëpamjet e tyre i bëjnë jehonë atyre të kanaleve serbe të lajmeve me lidhje të ngushta me regjimin e Vuçiçi, të cilat shpesh transmetojnë propagandë pro-Kremlinit në vende me popullsi të konsiderueshme serbe.

Narrativat antiperëndimore gjejnë terren pjellor mes serbëve, shumë prej të cilëve besojnë se ndërhyrjet ushtarake të NATO-s në Bosnjë dhe Hercegovinë në 1995 dhe në Kosovë në 1999 ishin të pajustifikuara.

Ndonjëherë, kur mbron Kremlinin, Vuçiç e krahason pushtimin rus të Ukrainës me bombardimin e NATO-s gjatë Luftës së Kosovës, megjithëse ka dallime.

Mbështetja e qartë për njërën nga dy anët e luftës ruso-ukrainase është gjithashtu një reflektim i rajonit të Ballkanit Perëndimor. Shqiptarët dhe kosovarët mbështesin në masë dërrmuese Ukrainën, ndërsa mbështetja e qartë për Kievin është më e heshtur në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Në Serbi është minimale (4%).

Arsyeja më e dukshme që Kremlini është në favor të serbëve është fakti se elitat ballkanike si Vuçiq (Serbi), Milorad Dodik (lideri i serbëve të Bosnjës) dhe Andrija Mandiq (Kryetar i Parlamentit të Malit të Zi) kanë marrëdhënie të ngushta me Kremlinin, i mbështetur nga mediat lokale dhe ruse dhe nga Kisha Ortodokse Serbe. Këto lidhje shërbejnë si kanale për narrativat ruse dhe formësojnë opinionin publik dhe pozicionet politike në rajon.

Ndërsa shtetet perëndimore ndalojnë kanalet propagandistike të Moskës, Serbia e ka mirëpritur Rusinë, duke e lejuar atë jo vetëm të vazhdojë luftën e saj të informacionit nga zyra e Sputnik Serbisë në Beograd, por edhe duke hapur RT Balkan, e cila ka zgjeruar operacionet e dezinformimit rus.

Nëse Perëndimi dëshiron të luftojë dezinformimin rus në Ballkan, ai duhet të përballet me epiqendrën e tij: Beogradin, ku janë të bazuara shumë prej organizatave mediatike serbe që papagallëzojnë propagandën e Kremlinit.

Luftimi i mediave të lidhura me Kremlinin është gjithashtu i rëndësishëm sepse Rusia po nxit ndjenjat secesioniste mes serbëve në Republikën Srpska dhe në Kosovën veriore, të cilat përbëjnë një kërcënim për stabilitetin rajonal. Një përshkallëzim i tillë jo vetëm që do të ndikonte në Ballkan, por do të kishte edhe pasoja të rënda për Ukrainën, pasi Perëndimi ka kapacitet të kufizuar për t’iu përgjigjur krizave dhe luftërave të mëtejshme.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING