Kosova
Ish-presidenti i Kosovës: Serbia të ndalojë lojën që ka bërë deri tani
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka dhënë një takim nga Shkodra. Në një takim me student të fakultetit të Drejtësisë deklaroi se mbështet marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë ende të panënshkruar nga kryeministri Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç.
“Dy shtetet kanë nevojë për qetësi”, tha ish-Presidenti Sejdiu dhe se kjo marrëveshje nuk nënkupton aspak rikthimin e Kosovës pranë Serbisë sepse SHBA dhe BE janë garantues të kësaj marrëveshje. Pavarësisht se marrëveshja e Ohrit nuk është nënshkruar ende, Sejdiu u shpreh në sytë e përfaqësuesit të lartë të BE Josef Borrel, Kurti dhe Vuçiç parimisht kanë rënë dakord.
Ish-Presidenti Sejdiu kundërshtoi deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se teksti i marrëveshjes me Serbinë është më i miri duke thënë se tekst më të mirë se deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka. Sa i përket tentativave dhe akuzave politike se Tirana zyrtare mbështet Presidentin Vuçiç, Sejdiu tha se kjo nuk duhet të ndodh dhe nuk mund të ndodh që Shqipëria të flasë në emër të Kosovës.
Ai thotë ndër të tjera se shans më të mirë për Kosovën sesa ky tekst.
‘Shqipëria dhe Kosova duhet te bashkëpunojmë bashke me njëra-tjetrën. Nuk harroj asnjëherë vrapimet e ambasadoreve te Shqipërisë për njohjen e Kosovës, ishin pjese e një motori plus. Serbia ka bere përpjekje qe te izoloje Shqipërinë nga interesimi për Kosovën dhe ta anashkaloje Kosovën për te bere bisedime me Shqipërinë për Kosovën, nuk mundet. Askush nuk mund te ketë vullnetin ta ndihmoje Serbinë për shkaqe te Kosovës. Zgjedhja e Kosovës se Pavarur është zgjedhje racionale e kohës. Ndihem krenar kur shosh futbolliste apo artiste si Dua Lipa apo Rita Ora.’- tha ai.