Shkrime
Kujdes nga UJKU/ Vuçiç pret rastin…
Një takim i nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, Kurtit dhe Vuçiqit, pritet të mbahet deri në fund të prillit. Në tjetrën anë, po afrojnë edhe zgjedhjet lokale të 23 prillit në veri. Gjithashtu dhe diskutimet për Asociacionin nuk po ndalen. Për këto çështje ka folur aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Sonja Biserko.
Aktivistja 75-vjeçare ka qenë po ashtu pjesë e diskutimeve të shumta për këtë çështje të nxehtë që ka mbërthyer opinionin publik në Kosovë dhe Serbi. Ajo ka folur për mediat ne Prishtine në lidhje me çështjen e vetëmenaxhimit, Asociacionin, Kishën Ortodokse Serbe etj.
“Ka shumë spin-doktorizëm brenda Kosovës dhe Serbisë rreth “vetëmenaxhimit” në Nenin 7 dhe asaj se çka në të vërtetë nënkupton.
A është ndonjë formë e teksuar e autonomisë politike, siç pretendon pala serbe, apo do të jetë thjesht ndonjë strukturë e lehtë që ofron koordinim për komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, siç pretendon Qeveria Kurti?
Sipas Biserko, “Asociacioni ka qenë qysh prej fillimit subjekt interpretimesh të ndryshme. Beogradi insistonte dhe ende insiston në një autonomi të fortë territoriale si Republika Srpska. BE-ja dhe ShBA-ja janë të vetëdijshme se një zgjidhje e tillë do të nënkuptonte Kosovë jofunksionale termi vetautonomi qëndron për diçka tjetër që nuk është definuar ende. Kjo ende duhet negociuar. Lajcaku i ka rekomanduar Kosovës të zgjedh mes 15 modelesh evropiane. Takimi i fundit në Bruksel (Petkoviq – Bislimi) u pa me kujdes nga Derek Chollet dhe Mirosllav Lajcak.
Shumë aspekte të marrëveshjeve të arritura në Ohër dhe Bruksel janë marrë nga të mëparshmet. Çka është tani prioritet, për shkak të rrethanave të dhëna, është implementimi i tyre. Kjo shpjegon shpeshtësinë e vizitave nga ShBA-ja dhe BE-ja. Siç tashmë dihet, afati që iu ka dhënë Prishtinës dhe Beogradit është vetëm pak muaj.
Por Diçka tjetër ende e paqartë në Nenin 7 është formalizimi i Statusit të Kishës Ortodokse Serbe që shumë njerëz në Kosovë besojnë se e tejkalon Planin Ahtisaari që çoi në pavarësinë e Kosovës e që përmban nivel të lartë të mbrojtjes për Kishën Ortodokse Serbe. Shumë besojnë se do të vijë puna te një lloj i Marrëveshjes Themelore siç ndodhi në Mal të Zi vitin e kaluar? Ne fakt a kanë kuptim këto bindje?
Sipas aktivistes se njohur, statusi i Kishës Ortodokse Serbe do të adresohet në negociata dhe Beogradi ndoshta do të kërkojë ekstraterritorialitet.
E pyetur për asociacionin dhe vendimin e gjykates kushettuese ne Kosove, Biserko theksoi se Asociacioni ende duhet të diskutohet në Bruksel. Beogradi në fakt është i fokusuar vetëm te territorialiteti dhe do të provojë që ta marrë një gjë të tillë. Serbët në Kosovë janë të instrumentalizuar dhe pengje që nuk kanë liri të bëjnë zgjedhjen e tyre. Refuzimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale është dështim për të përmbushur obligimet e marrëveshjeve. Nga ana tjeter ka presion nga Beogradi për të formuar Asociacionin sa me parë. Pavarësisht faktit që Kurti e ka zbutur pozicionin mbi Asociacionin, nuk ka ende konsensus për konceptin. Problemi është që Vuçiqi sillet në mënyrë kontradiktore ditë pas dite, prandaj është e vështirë të gjykohet se çfarë në të vërtetë do ai.
Sipas saj, Vuçic po provon të shtyjë çfarëdo marrëveshje. Ai po pret për një mundësi që ta fajësojë Prishtinën për dështimin.