Connect with us

Rajon

EMRI/ Mori peng të miturin dhe e detyroi të lypte, arrestohet shqiptari në…

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare pë4r trafikim të miturisht.

Burime zyrtare bënë me dije se Kujtim Demiri është arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptare, pasi akuzohet se trafikoi një të mitur drejt Greqisë dhe e detyroi atë që të lypte për rreth një vit.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Capital”, për kapjen e një shtetasi shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i të miturve”. Operacioni u finalizua si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Seksionit të Kërkimit të DVP Tiranë, Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore greke.

Lokalizohet në Greqi, pas shkëmbimit të informacioneve, kapet dhe vihet në pranga 55-vjeçari i dënuar 15 vjet burgim. Në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, për një shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar që fshihej në Athinë, Greqi, ia kanë dërguar informacionet autoriteteve policore greke, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

 

 

Në bazë të informacioneve të dërguara nga Interpol Tirana, në kuadër të operacionit policor të koduar “Capital”, është lokalizuar në Athinë, Greqi, është kapur dhe është arrestuar shtetasi shqiptar: Kujtim Demiri, 55 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Krimeve të Rënda, në vitin 2010, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i të miturve”, kryer në bashkëpunim. Shtetasi Kujtim Demiri ka kaluar në mënyrë të paligjshme, nga Shqipëria për në Greqi, një shtetas të mitur dhe nëpërmjet dhunës e ka detyruar atë që të lypë, për rreth 1 vit. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi nga Greqia drejt vendit tonë.

Advertisement