Kronike
Plagoset 24-vjeçari/ Reagon policia: I riu u plagos pas një konflikti
Një person është shpallur në kërkim nga policia, pasi ka goditur me thikë një 24-vjeçar. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi nga policia
Më datë 03.06.2023, në rrugën “Dine Hoxha”, shtetasi D. H., gjatë një konflikti dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. T., 24 vjeç, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë 24-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.