Një situatë alarmante u krijua jashtë Pallatit Buckingham pasi një burrë u prangos në portën kryesore të pallatit dhe filloi të kërcënonte se do të dëmtonte veten.
Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë burrin me një këmishë të bardhë me mëngë të shkurtra dhe pantallona të zeza të lidhur ndërsa qindra turistë kalojnë jashtë.
Menjëherë forcat e policisë kanë larguar të panjohurin dhe tensioni është qetësuar.
Ambulancat nxituan në vendngjarje si dhe disa makina policie, me Policinë Metropolitane të Londrës duke thënë: “Rreth orës 17:23, një burrë iu afrua Buckingham Gates dhe e prangosi veten.”