Connect with us

Politike

Hodhi mbetjet në rrugë, ‘shpërthen’ Rama: I pacipë, 1 mln lekë gjobë…

Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon e një qytetari që hedh mbetjet dhe barishte anas rrugës në Golem. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se as 1 milionë lekë gjobë nuk mjaftojnë për të shlyer këtë që ka bërë ai. Po ashtu ai u ka bërë thirrje policisë që të mos e ulë vigjilencën ndaj akteve të tilla.

Postimi i Plotë:

1 milionë lekë gjobë nuk mjaftojnë për zotërinë që në kulm të sezonit në Golem, i hedh mbetjet në rrugë, sepse sanksionet për këta ndotës të pacipë duhen rritur me se s’bën për ta mbrojtur Shqipërinë nga ky soj kaq i papërgjegjshëm Përgëzim dhe inkurajim i fortë për Policinë e Shtetit që të mos e ulë vigjilencën ndaj akteve dhe denoncimeve të krimit mjedisor

Advertisement