LAJMI I FUNDIT
Vuçiç: Është hipokrite që Perëndimi thonë se sulmi në Banjskë ishte sulm ndaj integritetit të Kosovës
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pas takimeve në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Granada të Spanjës, ka pretenduar se “është hipokrite që përfaqësuesit e Perëndimit thonë se sulmi në Banjskë ishte sulm ndaj integritetit territorial të Kosovës”.
“Kam biseduar me të gjithë për të gjitha temat. Nesër është një seancë e rëndësishme e Këshillit Evropian, kështu që do të shohim se si do të shkojë”, tha Vuçiç para gazetarëve.
Për më shumë përfundime, pohoi presidentin serb, “do të jem në gjendje të jap pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron” si dhe “Do të ketë takime me disa zyrtarë të tjerë evropianë, përfshirë Josep Borrell”
I pyetur nëse Serbia ka ndërmend të sulmojë Kosovën, ai e ka mohuar një gjë të tillë, ai theksoi se “Ne kurrë nuk kemi pasur qëllim të sulmojmë dikë në rajon”.