Kronike
EMRI/ Përplasen dy makina në Lushnjë, plagoset 40-vjeçari
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën mbrëmjen e sotme, 6 tetor, në Lushnje. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e unazës.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur Kadri Kosturi, 40 vjeç.
40-vjeçari ndodhet në spital dhe është jashtë rreziku për jetën.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.