Kronike
Humbi kontrollin e motorrit dhe u përplas me bordurën, humb jetën 65-vjeçari (EMRI)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/09/aksident-4.jpg)
Një 65-vjeçar i identifikuar si Axhem Oshafi, ka humbur jetën pasi është aksidentuar me motor.
Policia bën me dije se sot, rreth orës 14:30 në rrugën e fshatit Kutalli, Dimal, 65 vjeçari, duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me bordurën e trotuarit, anës rrugës.
Si pasojë e aksidentit ai ka ndërruar jetë shtetasi. Sakaq, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)