Connect with us

Kosova

Vuçiç, nuk është partner i besueshëm/ Flet eksperti amerikan

“Pozita e Beogradit është dobësuar pas sulmit në fshatin Banjskë në veri të Kosovës dhe në mesin e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare po ngrihen dyshime për besueshmërinë e presidentit serb Aleksandër Vuçic si partner” – Kështu u shpreh eksperti amerikan për Ballkani, Edward Joseph.. Lektori në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, i tha Zërit të Amerikës se presidenti serb, ndryshe nga Kisha Ortodokse Serbe, nuk u distancua nga veprimi i grupit të armatosur që drejtohej nga krimineli Milan Radojiçiç, madje për më tepër, dërgoi edhe ushtrinë në kufi me Kosovën, duke ngritur alarmin në Shtëpinë e Bardhë. Edward Joseph vlerësoi se Uashingtoni dhe Brukseli tani duhet të ushtrojnë presion më të fortë ndaj Vuçiç, por edhe ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe shtoi se “duhet të përcaktohen përgjegjësitë e të gjithëve”. “E pamë atë që presidenti Vuçiç tha menjëherë pas takimit të Ohërit më 18 mars, se ai nuk ka nënshkruar asgjë, se nuk vlen, se Serbia nuk do ta njohë Kosovën. Pas një qëndrimi të tillë, si mund të presim që të formohet Bashkimi i Komunave Serbe” – pyeti Jozeph, duke shtuar se përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, “duhet, që së bashku me amerikanët, të përfitojë nga kjo situatë”, të prezantojë parimin “merre ose lëre” dhe të thotë se cilat janë pasojat për Serbinë në rast refuzimi.

Advertisement