Connect with us

Politike

Samiti në Tiranë/ Rama falenderon Scholz dhe Von der Leyen: Diskutime të frytshme

Në mbyllje të ditës së parë të Samitit të Procesit të Berlinit, kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp ka shprehur falënderim për kancelarin Olaf Scholz dhe Presidenten Ursula von der Leyen.

“Samiti u mbyll  me diskutime të frytshme, me shkëmbime të hapura dhe ndjenjë të vërtetë miqësie. Nuk do gjeja dot kurrë fjalët e duhura për të falënderuar kancelarin, i cili qe i hapur për ta sjellë këtë proces jashtë kufijve të BE. Po ashtu për të falënderuar presidenten.

Ky është një moment i vështirë për këdo, për shkak të krizave të një pas njëshme që kanë goditur të gjithë ne. Këta dy gjermanë krahë meje kanë orare e afate të përcaktuara, kështu që nuk dua të marr nga koha e tyre. Pranoni mirënjohjen time për gjithçka po bëni për ne dhe që jeni një fuqi e qetë mbresëlënëse që këmbëngulini për të shtyrë BE dhe Ballkanin për të ardhur më pranë njëri-tjetrit”, tha Rama.

Advertisement