Connect with us

Kosova

‘Prishtina blen kohë me shpresën se Serbia do të dorëzohet’

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Republikës së Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se Prishtina po blen kohë për veten në lidhje me formimin e Unionit të Komunave Serbe, me shpresën se Serbia do t’i nënshtrohet presionit të disa vendeve perëndimore dhe të heq dorë nga Kosova.

Daçiç tha se Serbia do të vazhdojë me aksionin e organizuar për çnjohjen e Kosovës dhe siç theksoi ai, vendet që tërhoqën njohjen, e kuptuan se një situatë e ngjashme mund t’u ndodhte edhe atyre. Ai shtoi se elementi bazë i politikës së Kosovës është të mos respektojë asnjë marrëveshje dhe se qëllimi i tyre i vetëm është që Serbia të njohë pavarësinë e tyre.

“Jemi të sigurt se Prishtina gënjen dhe se nuk ka ndërmend të formojë asociacionin, se ajo po blen kohë për vete, duan që të gjithë serbët atje të marrin letërnjoftime dhe pasaporta, që të shkruhet Republika e Kosovës” – u shpreh Daçiç

Ai gjithashtu shtoi se Prishtina shpreson që Serbia të dorëzohet nën presionin e Perëndimit, gjë që sipas tij nuk do të ndodhë.

“Po blejnë kohë për të mos zbatuar atë që kanë nënshkruar, duke shpresuar se situata është në favor të tyre dhe se Serbia do të duhet ta njohë Kosovën. Ata ndoshta janë inkurajuar nga disa vende, të cilat flasin se do t’i bëjnë presion Serbisë, se Serbia nuk do të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian nëse nuk bën diçka për njohjen de facto, siç duan të thonë tani, megjithëse ky term nuk figuron askund, në asnjë dokument ndërkombëtar, as në dokumentet e Bashkimit Evropian. Teksa pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian nuk e njohin Kosovën, ata shpresojnë se Serbia do të heqë dorë nga politika e saj, por këto janë pritje boshe” – deklaroi Ministri i Jashtëm serb.

Ai gjithashtu theksoi se besueshmëria e Bashkësisë Ndërkombëtare është zero dhe se të gjithë e dinë se Serbia nuk do të shkojë më tutje derisa të përmbushet ajo që është nënshkruar në Marrëveshjen e Brukselit.

“Prishtina nuk dëshiron deeskalim të konfliktit| – tha Dacic – dhe theksoi se është e vështirë të flitet për bojkotimin apo mosbojkotimin e regjistrimit të serbëve në Kosovë, pasi çdo rezultat mund të paraqitet negativisht.

“Këtu shtrohet një pyetje, se sa real është ai regjistrim. Po ju kujtoj vetëm se nga viti 1999 janë dëbuar më shumë se 200 mijë serbë nga Kosova dhe se 1.9 për qind janë kthyer” – tregoi Dacic

Sipas tij, viti 2030 është i diskutueshëm si kufi kur do të mund të zgjerohet BE-ja.

“Termi deri në vitin 2030 është përdorur se fundmi. Megjithatë, asnjë organ i BE-së nuk e mori këtë vendim. Të gjithë e tejkaluan atë, dhe filluan të thonë se ishte qëndrim personal i Charles Michel. Rruga jonë për në BE do të jetë e vështirë, jo për shkak të reformave. Pyetja këtu është ajo që është më e rëndësishme për ne, e ky është dialogu me Prishtinën. Dhe për fat të keq, shpejtësia e pranimit në BE matet me suksesin e dialogut me Prishtinën”, theksoi Daçiq.

“Ne duhet të përpiqemi ta kalojmë me sa me pak dëme të mundshme këtë situatë. Është shumë e vështirë të kemi një pozicion në mënyrë që të gjithë të jenë të kënaqur. Ne dënojmë terrorizmin, por nuk mund të themi se nuk simpatizojmë viktimat. Ukraina dhe Rusia është afër nesh, shtetet, Palestina dhe Izraeli gjithashtu. Po ju kujtoj se Palestina nuk e njohu të ashtuquajturën Kosovë. Të gjitha këto kriza janë një barrë e madhe për interesat tona. Ne po mundohemi ti kalojmë me sa me pak pasoja për Serbinë” – ka deklaruar ministri i jashtem i Serbisë Ivica Dacic.

Advertisement