Shkrime
Njohja “de fakto” e Kosovës, term i menduar për Kurtin
Sipas analistëve, shprehja “njohja de facto e Kosovës”, e cila po përmendet shpesh këto ditë në opinionin tonë, nuk paraqet ndonjë gjë të re dhe as shenjë se Beogradi zyrtar do të braktisë qëndrimin se Kosova është pjesë integrale e Serbisë. Siç shpjegojnë për Demostat burime nga qarqet diplomatike, Marrëveshja e Brukselit, e nënshkruar në prill të vitit 2013, përfaqësonte njohjen e “realitetit të ri” në Kosovë, pasi Serbia, ndër të tjera, ishte pajtuar që komunat me shumicë serbe në veri të integruaroheshin në sistemin gjyqësor të Kosovës.
Sipas interpretimit të njohësve të situatës, “njohja de facto” është një monedhë që Perëndimi e ka menduar në radhë të parë për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, sepse në këtë mënyrë do ta ketë më të lehtë të shpjegojë në se është e nevojshme që përfundimisht të formohet Unioni i Komunave Serbe.
Siç dihet, asociacioni ishte rënë dakord tashmë me Marrëveshjen e Brukselit (e njohur edhe si “Marrëveshja e parë e Brukselit”), e cila u nënshkrua një dekadë më parë me ndërmjetësimin e Catherine Ashton, asokohe shefe e diplomacisë së BE-së, nga kryeministrat e qeverive në Beograd dhe Prishtinë, nga Ivica Daçiç dhe Hashim Thaçi.
Në dhjetë vitet e fundit, Beogradi dhe Prishtina kanë miratuar një sërë marrëveshjesh në kuadër të dialogut të Brukselit nën patronazhin e BE-së, duke përfshirë ato për telekomunikacionin dhe energjinë.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila është në një “mini-turne ballkanikë” , tha në Prishtinë pas një bisede me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani se Kosova duhet të pranojë formimin e asociacionit, ndërsa Serbia të njoh “de fakto” Kosovën.
Von Der Leyen nuk ishte e para që përmendi termin “njohje de facto” në fjalimin e saj para gazetarëve në Beograd, në një konferencë të përbashkët me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, por në përgjigje të pyetjes së një gazetari, ajo shpjegoi se në të vërtetë nënkupton zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër.
Kujtojmë se Vuçic ka thënë se njohja e “pavarësisë së Kosovës nuk është çështje e Serbisë dhe se nuk ka turp ta përsërisë atë para Presidentes së Komisionit Evropian”. Ai theksoi se “Serbia është e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, se i di detyrimet e saj, por edhe se është e qartë se çfarë nuk mund të bëjë në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë”.
Megjithatë, retorika e Ursula von der Leyen tregoi se përveç “shkopit” (kërcënimit me sanksione), Bashkimi Evropian tani po i ofron “karota” të shumta Serbisë. Ndër të tjera, ajo vlerësoi publikisht zhvillimin e ekonomisë serbe, duke vënë në dukje se BE-ja tashmë ka një investim për Ballkanin Perëndimor me vlerë 30 miliardë euro, “që shpejt do sjell rezultate”
Si një nga pikat më të rëndësishme të planit aktual për zgjidhjen e çështjes së Kosovës (Plani Evropian/Propozimi franko-gjerman/Marrëveshja e Ohrit), kur është fjala për pozitën e serbëve në Kosovë, përmendet “Neni i shtatë” ku thuhet se “Të dyja palët angazhohen të vendosin aranzhime dhe garanci të veçanta, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke u mbështetur në përvojat ekzistuese evropiane, në mënyrë që të sigurojnë një nivel të duhur të vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësitë për të ofruar shërbime në fusha të caktuara, duke përfshirë mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë të komunikimit të komunitetit serb me Qeverinë e Kosovës”