Politike
Belind Këlliçi “kërcënon” prokurorët e SPAK
Belind Këlliçi ka dhënë një intervistë për televizionin e familjes Berisha, ku ka folur për çështjen e inceneratorit të Tiranës.
Ai ka paralajmëruar prokurorët e SPAK, se do shkojnë në burg në vend të Erion Veliajt, nëse nuk e marrin edhe këtë të fundit të pandehur.
“Nuk besoj se ka shqiptar sot që për një aferë që shkon deri në 1 miliard euro për të gjithë periudhën e koncesionit, fajin e paskan pasur disa zyrtarë në bashkitë respektove dhe në bashkinë e Tiranës, e paska pasur Arben Ahmetaj e Taulant Tusha (!!!) dhe Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk ditkan gjë!!! Pra, të gjithë hanë hudhra, dardha, peshk, mollë në kurriz të tyre dhe këta nuk dinë asgjë!!!
Të ndalimi një moment tek Tirana. Nuk besoj – “nuk besoj” – se ka një njeri me mend në kokë që nuk arrin të kuptojë se personi që ka iniciuar këtë proces, proces që është me firmën e tij (e kemi faktuar dhe vijojmë ta faktojmë e nëse SPAK vijon të mos e shohë, unë do ta çoj prapë në SPAK këtë javë shkresën), se është Erion Veliaj, që e kanë me firmën dhe vulën e bashkisë Tiranë!
Nuk besoj se nuk e kuptojnë se janë këta individë që një pjesë i kanë lënë të ikin në azil për t’u dhënë garanci dhe nga ana tjetër… Është e pamundur të mos arrijë SPAK-u të shohë letrat që i kemi çuar të paktën këto dy muaj. Është e paimagjinueshme kjo që po bëjnë me rastin e Tiranës, është e pamundur të mos merret përgjegjës Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe Kryeministri për faktin që kanë miratuar një VKM: në dhjetor 2016 i kanë dhënë 8% bonus një kompanie që nuk ekzistonte!!!
Ndërkohë, është fare e qartë që ka një kupolë që ka ndërmarrë ndërrimin e politikës së trajtimit të mbetjeve, se këtë nuk e vendos drejtori në bashkinë e Tiranës. as ai që ka dalë në pension dhe e kanë ndaluar, Namik Simixhiu she për hir të së vërtetës as ai Taulant Tusha (që është njeriu më i besuar dhe “bankomati” i Erion Veliajt), por në këtë rast nuk është ai përgjegjësi.
Përgjegjësi është Erion Veliaj! Politikën për të kaluar nga kapsulimi, për të kaluar nga depozitimi në incerenim, e ka marrë Erion Veliaj në Tiranë! Shkresat i ka Erion Veliaj! Nuk shpëton dot! ka mbushur gjithë Tiranën duke thënë që “e kanë mbyllur këtë çështje, kam marrë garanci jashtë dhe brenda vendit , nuk do ta prekin”…Ta harrojë, është e pamundur!
Me provat që ne kemi, me faktet që disponojmë dhe me dokumentet e tjera që do t’i çojmë edhe këtë javë dhe javët në vijim në SPAK, është e pamundur që kjo aferë të ndalojë aty ku po pretendon SPAK-u të ndalojë, tek Taulant Tusha dhe një ish-drejtor në bashki i dalë në pension, Namik Simixhiu. Kjo është e pamundur të ndodhë dhe nuk do të ndodhë me gjithë tentativën e tyre. Kjo nuk do të ndodhë! Sot do të kemi një reagim tjetër zyrtar”, tha ai.
“Nëse ka edhe prokurorë që bien dakord të bëjnë burgun për Erion Veliajn, ta bëjnë ata burgun, po që kësaj afere do t’i shkohet deri në fund! Do t’i shkohet deri në fund 100%.
Këtë e them me garanaci sepse është një grup i tërë ekspertësh që punojnë prej muaj shtashmë në PD që kanë nxjerrë me mijëra faqe ekstrakte dokumente dhe nuk mundet, kushdo prokuror qoftë ky, nuk mundet të bëjë sikur këto dokumente nuk ekzistojnë.
I kemi çuar në SPAK, do t’i çojmë prapë këtë javë në SPAK. Unë do të filloj t’i bëj publike. Deri tani nuk i kam bërë publike për shkak të sekretit hetimor, por unë do të fillojë t’i bëj pak nga pak publike të gjitha në momentin e duhur, se kjo çështje nuk mbyllet, kjo çështje nuk mbaron me kaq. Sepse, nëse Erion Veliaj e kalon këtë situatë është një fatkeqësi e madhe kombëtare për vendin se çfarë e pret Shqipërinë më mbrapa”, vijoi ai.