Connect with us

Kronike

Operacion anti-drogë në Vlorë, sekuestrohet kanabis gati për trafikim

Një operacion anti-drogë është zhvilluar gjatë natës nga policia në Vlorë. NTv mëson se është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kanabisi, lëndë e cila ishte gati për trafikim. Lënda narkotike po transportohej me një fugon, i cili është bllokuar nga policia. Kanabisi ka qenë i presuar dhe gati për t’u trafikuar Ende nuk ka një reagim zyrtar, ndërsa policia pritet të dalë në një komunikatë për mediat.

Lajmi ne perditesim

Rreth 500 kg kanabis është sekuestruar në Vlorë. Në operacionin e policisë kanë marrë pjesë edhe forcat RENEA, ndërsa burime bënë me dije se janë vënë në pranga 7 persona.

Policia ka dalë në një deklaratë për mediat pas operacionit për sekuestrimin e drogës. Rreth 500 kg kanabis e ndarë në 34 pako ishte gati për trafikim dhe grupi që u godit do ta kalonte përmes rrugëve detare në Turqi.

“Nga hetimet e kryera, vepronin në mënyrë të organizuar për ta trafikuar drejte shtetit turk. Kishin përpunuar ambalazhuar lëndën narkotike, dhe më pas në automjetin po e transportin drejt detit me qëllim transportin drejt Turqisë. Në lagjen 11 janari është bllokuar automjeti dhe sekuestroi 34 pako të mbushur me kanabis”, tha policia.

Policia ka sekuestruar 2 armë zjarri, 8 celularë, 4 automjete.

Të arrestuar janë 
Idriz Meminaj 31 vjec banues në fshatin 3 Vllazën

Romir Meminaj 49 vjeç banues në fshatin 3 Vllazën

Emanuel Meminaj 22 banues në fshatin 3 Vllazën

Nertil Gjoni 39 vjeç banues në fshatin Babicë

Xhuiliano Gjoni 30 vjec banues në fshatin Babicë

Laurent Lika 37 vjeç banues në Vlorë

Altin Meçi 50 vjeç banues në Patos

Në kërkim janë dhe disa shtetas të tjerë banues në Vlorë e Tiranë të ciëlt për arsye hetimi nuk bëhen të ditur emrat.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Ermal Muçaj, në një konferencë dha detaje nga operacioni antidrogë i koduar “RESET”, në kuadër të të cilit u godit një grup kriminal që prodhonte dhe trafikonte lëndë narkotike.

Hetimet zbuluan se këta shtetas vepronin të organizuar, për të trafikuar lëndën narkotike drejt shtetit turk në rrugë detare.

Lënda narkotike ishte përpunuar dhe ambalazhuar në magazinën e 2 vëllezërve Idriz Meminaj dhe Romir Meminaj, dhe më pas, me automjetin e drejtuar nga shtetasi Nertin Gjoni, po e transportonin në afërsi të vijës ujore, për ta transportuar më pas me rrugë detare, drejt Turqisë.

Në këtë operacion është bërë e mundur që në lagjen “11 Janari”, të bllokohet automjeti që drejtohej nga shtetasi Nertin Gjoni.

Gjatë kontrollit në automjet, Policia gjeti dhe sekuestroi 34 pako të madhësive të ndryshme, me lëndë narkotike cannabis sativa në formë boçeje, me peshe totale 500 kilogramë. Operacioni ka vijuar me kontrollin e magazinës, në fshatin Trevllazër, ku janë kapur në flagrancë shtetasit Idriz Meminaj dhe Romir Meminaj.

U arrestuan në flagrancë shtetasit:

Idriz Meminaj, 39 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
Romir Meminaj, 49 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
Emanuel Meminaj, 22 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
Nertin Gjoni, 39 vjeç, banues në fshatin Babicë;
Xhuljano Gjoni, 30 vjeç, banues në fshatin Babicë.

Në vijim të operacionit u ndaluan shtetasit:
Laurent Likaj, 37 vjeç, banues në Vlorë;
Altin Meçi, 50 vjeç, banues në Patos.

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe disa shtetas të tjerë, banues në Vlorë dhe në Tiranë, gjenealitetet e të cilëve nuk bëhen me dije, për arsye hetimore.

Kronike

Vrasja e policit të “Shqiponjave” për gjakmarrje? Zbardhet ngjarja ku rezulton i përfshirë babai i Novruz Cenalisë

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e policit të “Shqiponjave”, Novruz Cenalia, 28 vjeç, mesditën e sotme në fshatin Baltëz të Fierit.

Klodiana Lala tha se babai i Novruz Cenalisë rezulton i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur në vitin 1997.

Asllan Cenalia, gjithashtu me detyrë polic i sallës operative, ka vrarë fqinjin e tij Sali Arhulla. Cenalia mësohet se ka marrë pafajësi për krimin e kryer gjatë vitit të trazirave dhe disa vite më pas është bërë pjesë e Policisë së Shtetit.

 

 

Mbetet e paqartë nëse vrasja e Novruz Cenalisë ka ndodhur për arsye gjakmarrje apo një konflikt i momentit siç pretendon policia e Fierit.

Continue Reading

Kronike

Pistat ku po hetohet ekzekutimi i efektivit/ Vëllai i autorit të krimit i dënuar për vrasjen e Florian Selimit

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Fier mesditën e kësaj të hëne ku një efektiv i forcave Shqiponja mbeti i vrarë me armë zjarri.

Asllan Mernica alias Azgan Mernica, autori i ekzekutimit të efektivit të “Shqiponjave”, Novruz Cenalia, është vëllai i një të dënuari me 19 vite burg për vrasje.

Ngjarja ku është përfshirë vëllai i Asllan Azgan Mernicës ka ndodhur më 13 gusht të vitit 2019 në Fier.

Kiri Mernica dyshohet se në bashkëpunim me e Sadri Selaci masakruan me thikë të riun Florian Selimi dhe më pas trupin e tij e hodhën në një kanal ku u gjet pas disa orësh kërkime.

Në janar 2023 Gjykata e Fierit i ka dënuar me 19 vite burg dy autorët, Kiri Mernica dhe Sadri Selaci.

23-vjeçari Florian Selimi ishte goditur me thikë në qafë dhe trupi i tij ishte tërhequr për disa metra nga vendngjarja. Sipas Policisë, vrasja është kryer më datë 11 gusht, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është gjetur mëngjesin e 12 gushtit në një kanal.

Continue Reading

Kronike

U vra pak më parë në Fier, ky është efektivi i policisë i eliminuar nga Asllan Mernica (FOTO)

Pak më parë një efektiv i forcave Shqiponja është vrarë në Fier, ndërkohë që po  shkonte të merrte detyrën.

NTV ka siguruar foton e viktimës, i identifikuar si 28-vjeçari Novruz Cenalia.

Sa i përket autorit, ai është identifikuar si shtetasi Asllan Mernica i njohur edhe si Azgan Mernica, me origjinë nga Kruma e Hasit.

Continue Reading

Kronike

Vrasje për motive gjakmarrje? Ja çfarë e lidh autorin e krimit me viktimin, historia para 9 vitesh

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja me armë zjarri që u regjistrua mesditën e sotme në Baltëz të Fierit, ku viktimë mbeti efektivi i policisë Novruz Cenaliaj rreth 28-vjeç. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.

Burime paraprake bëjnë me dije se viktima dhe autori janë me origjinë të dy nga Hasi dhe se 9 vite më parë babai i viktimës është përfshirë në një ngjarje të rëndë që dyshohet se ka lidhje me autorin e ngjarjes së sotme.

Dyshohet se autori pasi ka kryer krimin është larguar me një makinë ngjyrë blu, në drejtim ende te paditur.

Continue Reading

Kronike

U vra me armë zjarri, zbardhet identiteti i efektivit 28-vjeçar (EMRI)

Zbardhet identiteti i policit të vrarë sot në Fier.

BalkanWeb mëson se bëhet fjalë për 28-vjeçarin Novruz Cenalia.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

 

 

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING