Connect with us

Rajon

Thyhet koalicioni, Daçiç kërkon postin e kreut të qeverisë

Posti i kryeministrit të ardhshëm të Serbisë ka futur në sherr para zgjedhjeve dy partitë që qeverisin Serbinë. Ivica Daçiç, aleat historik i presidentit Vuçiç kërkon që në qeverinë e ardhshme partia e tij të ketë më shumë pushtet. Ministri i Jashtëm dhe Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç, tha se kandidatura e tij për kryeministër mund të diskutohet seriozisht vetëm pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve. Sipas tij, do të ishte në interesin më të mirë të Serbisë që ai të jetë kreu i qeverisë dhe Vuçiç president i Serbisë.
Daçiç, i cili është bartës i listës zgjedhore “Ivica Daçiç – Kryeministër i Serbisë”, në një intervistë për agjencinë Beta ka thënë se kryeministri i ardhshëm do të jetë nga partia apo koalicioni që do të fitojë më së shumti vota nga qytetarët. Daçiç shtoi se qëllimi i parties se tij është që të ketë një shumicë parlamentare dhe komisionerë së bashku me SNS-në dhe Vuçiçin.
I pyetur se sa realiste janë pritshmëritë e Aleksandar Vuçiqit se SNS nuk do të ketë nevojë për mbështetjen e SPS për të formuar një qeveri, Daçic tha se secila parti vendos objektivat e veta politike. Ndërkohë ambicia e ministrit Daçiç për të marrë drejtimin e qeverisë nuk është pritur mirë nga Partia Progresiste që qeverisë vendin me Aleksandar Vuçiç. Zyrtarë të kësaj qeverie e kanë cilësuar të tepërt ambicien e ministrit të jashtëm dhe si një strategji që po dëmton fushatën elektorale të koalicionit qeverisës. Një anëtar i Partisë së Daçiç fyeu publikisht presidentin Vuçiç një javë më parë dhe ky incident krijoi tensione të forta mes dy aleatëve. Ivica Daçiç u detyrua të shkarkoj funksionarin e partisë së tij dhe të kërkoi disa herë falje ndaj Presidentit, por nuk hoqi dorë nga synimi për kryeministër.

Rajon

Mitsotakis injoron ‘koncertin’ e Ramës në Athinë, zhvillon takim me presidentin Erdogan

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Ankara ku është takuar me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan në Pallatin e Bardhë.

Pas takimit kokë më kokë, do të ketë dhe një konferencë për shtyp, ndërsa pritet që kryeministri grek të largohet nga ora 21:00 nga kryeqytetit turk. Në takim janë të pranishëm dhe dy ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Turqisë, Giorgos Gerapetritis dhe Hakan Fidan.

Pritet të nënshkruhen dy marrëveshje mes liderëve, e para ka të bëjë me menaxhimin e fatkeqësive dhe emergjencave, ndërsa e dyta me bashkëpunimin në fushën e Shëndetësisë dhe Shkencave Mjekësore.

Kryeministri Mitsotakis mbërriti në Ankara rreth orës 15:00 ku u prit në aeroport nga ministri i Jashtëm Fidan dhe një delegacion i shtetit turk. Takimi mes dy liderëve ballkanik është për të ruajtur statusin e qetësisë mes dy popujve në këtë kohë turbullirash dhe luftrash.

Pritet që mes tyre të ketë edhe një darkë, ku i pranishëm do të jetë edhe Patriarku Ekumenik Bartolomeu i Patriarkanës së Konstandinopojës, i cili pranoi ftesën e presidentit Erdogan.

Çështje që ka ngjallur shqetësim ditët e fundit në Greqi, ka qenë ajo e shndërrimit të Manastirit të Chorës në xhami nga shteti turk, vetëm pak ditë para ardhjes së Mitsotakis në Ankara dhe kjo është parë si shenjë provokimi nga mediat greke.

Për Mitsotakis pavarësisht mosmarrëveshjeve me Turqinë, më mirë është të flitet se sa të mos flitet.

Continue Reading

Rajon

Silianovska e quajti vendin e saj “Maqedoni”, ambasadorja e Greqisë braktis ceremoninë e betimit të Presidentes

Gjatë betimit të Presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska, ka ndodhur një incident.

Sipas mediave greke, teksa ajo po bënte betimin, nuk e quajti vendin e saj “Maqedoni e Veriut”, por thjesht “Maqedoni”.

Kjo ka revoltuar ambasadoren e Greqisë, Sofia Filippidou, e cila në shenjë proteste është larguar nga ceremonia e betimit.

“Vlen të theksohet se në ceremoninë e sotme nuk morën pjesë liderët e vendeve fqinje, Bullgarisë, Serbisë dhe Shqipërisë, për dallim nga ceremonia e fundit e betimit presidencial, ku mori pjesë edhe presidenti bullgar Radomir Radev.

Vendet e lartpërmendura thuhet se pretendojnë se nuk kanë marrë ftesa në kohë”, shkruan Kathimerini.

Continue Reading

Rajon

VMRO dhe koalicionit VLEN, pajtohen për “shtyllat kryesore” të kabinetit të ri

Shqiptarët, do të jene sërish pjesë e qeverisë së maqedonase, vetëm se këtë radhë në aleancë nuk do të jetë BDI-ja por koalicioni opozitar VLEN.

Kryetari i partisë fituese të zgjedhjeve të përgjithshme VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se pret që deri më 28 maj të bëhet konstituimi i përbërjes së re parlamentare dhe më pas ta marrë mandatin për formimin e qeverisë, por bisedimet për krijimin e koalicionit qeverisës kanë nisur dhe janë në rrugë të mbarë.

VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i opozitës shqiptare, VLEN, thanë këtë të shtunë kanë arritur pajtueshmëri për “shtyllat kryesore” gjatë një takimi për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut.

Në një komunikatë për media pas takimit në Shkup, këto dy parti njoftuan se takimi mes liderëve partiakë ka zgjatur rreth tre ore dhe se ata janë pajtuar për parimet e përgjithshme të bashkëpunimit.

“Integrimi evropian, zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit do të jenë shtyllat bazë të punës së qeverisë së re”, thuhet në komunikatën e përbashkët pas takimit.

Drejtuesit e dy kampeve politike kanë bërë të ditur se, nga java e ardhshme, bisedimet do të vazhdojnë mes grupeve të punës “për të gjitha çështjet deri në finalizimin e bisedimeve për bashkëqeverisje”.

Continue Reading

Rajon

Vizita e Mitsotakis në Turqi/ Zëdhënësi i Erdogan: Mundësi serioze për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe

 “Përpjekjet e ndërsjella të sinqerta mes Turqisë dhe Greqisë do të kontribuojnë për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajonin tonë”, tha sot Drejtori  i Komunikimit të Presidencës Turke Fahrettin Altun, në Forumin Turko-Helen të Akademisë së Medias, të mbajtur në Stamboll.

“Lidhja mes shoqërive tona është një mundësi e madhe. Ne po jetojmë fjalë për fjalë në një kohë të pasigurisë globale. Dhe kur shikojmë skenën botërore në këtë mjedis, shohim se janë dy të vërteta lakuriq përballë nesh”, vuri në dukje Altun, ndërsa shtoi se nismat e bashkëpunimit të propozuara nga Turqia dhe Greqia janë shumë më thelbësore sot se dje.

“Ne besojmë se vizita e Mitsotakis në vendin tonë është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe një mundësi serioze për të forcuar marrëdhëniet tona dypalëshe. Si Turqi dhe Greqi duhet të flasim për marrëdhëniet mes nesh dhe për problemet në këto marrëdhënie mes nesh, jo me të tjerët”, përfundoi  Drejtori i Komunikimit i Presidencës turke.

Continue Reading

Rajon

Tërmeti godet ishullin grek, epiqendra dhe magnituda

Një tërmet 3.1 ballë ka goditur ishullin grek, Kefaloni pasditen e kësaj të shtune. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 4 kilometra në veri – veriperëndim të Valsamatës me një thellësi fokale prej 16 kilometrash.

Një ditë më parë tre tërmete të tjera u regjistruan në Kefaloni me magnitudë 3.9, 4.1 dhe 3.1 ballë. Siç theksoi profesori i gjeologjisë dhe presidenti i OASP, Efthymis Lekkas, duke folur për mediat vendase, tre lëkundjet e djeshme janë pjesë e aktivitetit normal sizmik për rajonin e Jonit. “Ne po monitorojmë fenomenin, nuk ngjall shqetësim”, tha Lekkas, duke shtuar se lëkundjet pritet të vazhdojnë në të njëjtin renditje të përmasave.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING