Connect with us

Bota

Alarmi në Evropë, planifikohen sulme terroriste për Krishtlindje dhe Vitin e Ri

Një celulë xhihadiste thuhet se po planifikon sulme në Evropë midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Kështu shkruan gazeta “Bild”. Terroristët synojnë të godasin në Gjermani, Austri dhe Spanjë gjatë meshave të Krishtlindjeve ose më 31 dhjetor. Disa xhihadistë të përfshirë në plan u arrestuan të shtunën, përkatësisht në Vjenë, në rrethin Ottakring dhe në Saarland të Gjermanisë. Në Austri autoritetet e kanë ngritur nivelin e kërcënimit, veçanërisht duke forcuar masat e sigurisë në vendet e krishtera të adhurimit si objektiva të mundshëm.

Kontrollet në katedralet në Këln dhe Vjenë

Në Katedralen e Këlnit, njësitë e qenve të policisë ndërhynë në kërkim të eksplozivit pas indikacioneve për një sulm të mundshëm. Në meshën e mesnatës së Krishtlindjes, të gjithë besimtarët do t’i nënshtrohen kontrolleve përpara se të hyjnë në katedrale. Një masë e ngjashme do të ketë të bëjë me Katedralen e Shën Stefanit në Vjenë. Sipas “Bild”, xhihadistët e arrestuar janë Taxhikë, të cilët thuhet se kanë planifikuar sulme në emër të Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit, Provinca Khorasan (ISPK), një degë e grupit terrorist në Afganistan.

Alarm edhe në Itali për natën e ndërrimit të viteve

Edhe në Itali vëmendja mbetet shumë e lartë. Në një qarkore dërguar të gjithë prefektëve nga Departamenti i Sigurisë Publike, lexojmë se “shumë njerëz do të grumbullojnë sheshe, klube dhe restorante në natën e ndërrimit të viteve dhe, duke pasur parasysh kontekstin aktual delikat politik ndërkombëtar, të karakterizuar nga përkeqësimi i tensioneve, veçanërisht në zonën e Lindjes së Mesme, të cilat kanë rritur rrezikun e veprimeve terroriste, këto festime “paraqesin ngjarje që duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë në drejtim të mbrojtjes së rendit dhe sigurisë publike”.

Advertisement