Connect with us

Bota

Sulmi me 158 dronë e raketa rus në Ukrainë, shkon në 30 numri i viktimave

Shkon në 30 numri i të vdekurve në Ukrainë, si pasojë e bombardimeve ruse. Po ashtu kanë mbetur të plagosur më shumë se 120 persona.

Vala e sulmeve filloi gjatë natës deri të premten në mbarë vendin, me shpërthime të raportuara në kryeqytetin Kiev, si dhe në një maternitet në qytetin qendror të Dnipros, qytetin lindor të Kharkiv, portin juglindor të Odesës dhe qytetin perëndimor të Lvivit, larg vijave të frontit.

Rusia përdori 158 dronë dhe raketa, duke përfshirë raketa hipersonike Kinzhal, raketa lundrimi dhe dronë Shahed, për të goditur objektivat në Kiev, në lindje, jug dhe perëndim të vendit, tha forcat ajrore të Ukrainës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia përdori “pothuajse çdo lloj arme në arsenalin e saj” në “sulmet terroriste”, të cilave ai u zotua se ushtria e Ukrainës do të përgjigjet.

Advertisement