Politike
Kërcënon Noka: Socialistët të ruhen, do t’i sulmojmë edhe nëpër shtëpitë e tyre
Pasi sulmoi me vezë e miell gardistët dhe makinat e deputetëve socialistë, Flamur Noka ka folur për mediat.
Ai tha se mosbindja civile ka nisur dhe paralajmëroi akte dhune në emër të Sali Berishës.
Noka u shpreh para kamerave se për socialistët do të vijnë ditë të zeza dhe se do të sulmohen kudo që ndodhen.
“Në rrugë, në shtëpi, në zyra… Kudo do të na shohin” – tha Flamur Noka.