Kronike
Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, një i vdekur
Një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Gurëz në Kurbin.
Gazetari i ABC News, Ahmet Zani, raporton se i plagosuri është Ardian Gjeloshi.
Ai është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa Policia ka ngritur disa pista kontrolli për kapjen e autorit.
Deri tani nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
lAJMI I PERDITESUAR
Vritet ekonomisti i një firme në Kurbin, plagoset pronari
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gurez të Kurbinit në orët e para të mëngjesit, ku në ambientet e një firme, e cila operon në fushën e përpunimit të inerteve, është vrarë shtetasi S.M., 70 vjeç, ekonomist i firmës, si edhe është plagosur pronari i saj, shtetasi A.Gj., 51 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në rrethana të paqarta, teksa pronari i plagosur i firmës është transportuar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Sipas raportimit policor, gjithçka ka ndodhur rreth orës 07:00, teksa efektivët ndodhen në vendngjarje dhe e gjithë zona është rrethuar.
Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.
Një njoftim më i detajuar rreth kësaj ngjarjeje pritet në vijim.
Lajmi ne perditesim
Ekonomisti i një firme inertesh në lumin Mat në fshatin Gurëz të Kurbinit është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00, ndërsa i plagosur ka mbetur pronari i firmës.
Burime bëjnë me dije se ndaj tyre është qëlluar me breshëri plumbash që ndaj ekonomistit kanë rezultuar fatale, ndërsa biznesmenin e kanë kapur disa plumba. 51-vjeçari është dërguar për mjekim në spitalin e Traumës.
Ende nuk bëhen të ditura rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja, ndërsa për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, në ndihmë të policisë kanë shkuar edhe forcat RENEA.
‘Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi S. M, rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari shtetasi A. GJ, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.
Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.
Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.
Në një moment të dytë do të ketë njoftim më të plotë në lidhje me ngjarjen.’- njofton policia.
Lajmi ne perditesim
Zëvendës drejtori i Policisë në Lezhë Gentjan Berberi ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen që ndodhi mëngjesin e sotëm në një firmë inertesh, ku mbeti i vdekur ekonomisti Selman Mihane dhe u plagosur pronari i kompanisë Ardjan Gjeloshi.
Sipas zv.drejtorit të policisë objektiv i sulmit me armë ka qenë pronari i firmës. Sipas Berberit është tentuar që të ekzekutohet 51-vjeçari.
‘Sot rreth orës 07:00 është njoftuar se është qëlluar me armë zjarri është tentuar të vritet A.GJ. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën S.M. Dyshohet se është qëlluar me automatik. Pista hetojmë konflikte mosmarrëveshje. Objektivi dyshohet A.GJ dhe është në gjendje të mirë.’- tha Berberi.