Kosova
Vuçeviç i bie fizarmonikës së Vuçiçit/ Ja çfarë muzike kompozoi për serbët e Kosovës
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç tha sot Albin Kurti po krijon kushte të pamundura për mbijetesën e serbëve në Kosovë dhe se agjenda e tij është që serbët të mos mbijetojnë.
Vuçeviç vlerësoi gjithashtu se situata në Kosovë është shumë e rëndë dhe shtoi se është gabim i rëndë që Kurti mori vendim për ndalimin e dinarit.
“Kurti ka thënë diçka që tingëllon si tallje, kur tha se dinarin nuk e kam ndaluar, por në fakt me dinar tani nuk mund të blesh asgjë. Ai është krijues i terrorit ndaj serbëve dhe i kushteve të pamundura për mbijetesën e serbëve në Kosovë” – ka theksuar Vuçeviç
“Me djallëzi Kurti thotë se do t’ju drejtohet serbëve në gjuhën e tyre, do komunikojë më mirë me ta. Në fakt ai do tju shpjegojë atyre se nuk ka nevojë për qendra shëndetësore dhe se mund ti arrestojë ata ku të dojë. Në Evropë askush nuk po e dënon rrënjësisht Albin Kurtin, përveçse me disa deklarata protokollare” – theksoi ministri serb, I cili shtoi se beson që kryeministri i Kosovës do vazhdojë planin e tij per tju shkaktuar më shumë telashe popullit serb në Kosovë”
I pyetur se kush po tenton t’i vjedhë Serbisë sot lirinë, për të cilën foli edhe presidenti serb, Buçeviç deklaroi: Janë ata që po tentojnë të vjedhin territorin e Serbisë.
“Ata që na bindin se duhet të presim një pjesë të trupit dhe se do të jemi më mirë pas kësaj, sepse kanë deklaruar se duhet të presim diçka që është e patjetërsueshme nga ne” – tregoi ministri serb, teksa theksoi se liria është diçka që përshkon popullin serb, e cila gjithmonë e ka vënë lirinë në plan të parë.
“Liria është vlerësuar gjithmonë më shumë se paqja. Edhe skllevërit mund të kenë pasur paqe, por nuk kanë pasur liri” – Potencoi Vucevic