Kosova
Perde hekuri në kufirin Kosovë-Serbi/ Kundërofensiva e Perëndimit
Aleksandër Zhivotiç, profesor në Departamentin e Historisë të Fakultetit Filozofik në Beograd, vlerëson se lufta në Ukrainë nuk e ngadalësoi apo ndryshoi rrënjësisht vendimin e SHBA-së dhe BE-së për t’i dhënë fund çështjes së dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por e futi atë proces në një “fazë të re”.
“Qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare për çështjen e Kosovës nuk ka ndryshuar rrënjësisht. Bëhet fjalë për procese që kanë vazhduar për shumë vite, mund të themi dekada. Mirëpo, momenti që ndikoi në kalimin e ketij procesi në një fazë të re ishte fakti se disa struktura u riorganizuan në Evropë dhe në këtë mënyrë procesi i negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës hyri në një fazë të re, e cila para së gjithash nënkupton një lloj përshpejtimi. Në thelb, bota perëndimore nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj ndaj çështjes së Kosovës, por tani po insistohet shumë më forte dhe më shpejtë. Në thelb, e gjithë kjo buron nga besimi se lufta në lindje çoi në një ndarje të re, krijimin e një perde të re të hekurt dhe gjithçka që është në thelb eshte se Perëndimi thjesht e konsideron zonën e ndikimit te saj ekskluziv” – theksoi Zhivotić.
Fakti që lufta në Ukrainë ka defokusuar vëmendjen e SHBA-së dhe BE-së drejt Evropës Lindore, sipas tij, në asnjë mënyrë nuk do të thotë se çështja e Kosovës është në fund të prioriteteve të tyre.
“Është e sigurt se është në krye të këtyre prioriteteve. Nëse marrim parasysh konfliktin më serioz në Evropën Lindore, zona e Ballkanit Perëndimor sot përfaqëson një zonë tjetër të përshkallëzimit të mundshëm të konfliktit, jo vetëm të natyrës etnike, por edhe në një niveli shumë më të gjerë. Prandaj çështja e Kosovës është mjaft lart në listën e prioriteteve të botës perëndimore, në radhë të parë sepse e konsideron këtë konflikt potencialisht të rrezikshëm në thellësinë e zonës që e konsideron zonën e ekskluzivitetit të saj” – potencoi Zhivotic.
I pyetur nëse Prishtina e përdori konfliktin në Ukrainë për të nisur një “kundërofensivë” në lidhje me Serbinë, ai theksoi se Prishtina ka përfituar nga dëshira e Evropës që Ballkani Perëndimor të organizohet në një mënyrë që BE-ja t’i përgjigjet dhe nga ana tjetër, Prishtina dëshiron të përfitojë nga boshllëqet në pozicionin e politikës së jashtme të Serbisë.
“Vetë fakti që Serbia është i vetmi vend evropian që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, edhe pse zyrtarisht e ka dënuar konfliktin atj, si dhe rrethana të tjera që lidhen me vetë ngjarjet në Lindje dhe pozicionin e Serbisë, përpjekjet e saj Prishtina i përdoruri per ta paraqitur Serbinë si një kërcënim rajonal, si një aleat rus që kërcënon fqinjët në rajon. Në këtë mënyrë ndikoj në krijimin e një imazhi të dëshirueshëm të Serbisë në Perëndim” – deklaroi Zhivotiç dhe sipas tij, çështja e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është në një farë mënyre e lidhur me përfundimin e luftës në Ukrainë.
“Edhe pse keto duket se janë dy procese të veçanta, ato shkojnë paralel dhe herë pas here kanë pika ku shkrihen. Teksa duket se konflikti në Ukrainë po shkon drejt një “konflikti të zgjatur”, eshte shumë e rëndësishme për botën perëndimore që situaten ekzistuese te konfliktit në zonën e Kosovës dhe Serbisë, ta kanalizojë në drejtimin që i përshtatet asaj.
Kujtojmë se Profesor Zhivotiç ishte një nga ekspertët e paktë që deklaroi në fillim të luftës në Ukrainë, më 24 shkurt 2022, se nuk do të ishte një “luftë blitz” e operacioneve të Rusisë, por një luftë shumëvjeçare që do të kishte njëkohësisht shumë implikime të gjera dhe serioze në nivel global.