Rajon
Serbët janë arrë e fortë/ Daçiç për mbijetesën për dekada
“Sfida më e madhe për sigurinë kombëtare është pozita e popullit serb në Kosovë, gjegjësisht aspirata e vazhdueshme e Albin Kurtit për të krijuar kushte në të cilat vetë serbët do të konkludojnë se është e pamundur që ata të mbijetojnë dhe të çojnë në faktin se ata nuk ekzistojnë” – ka vlerësuar nënkryetari i parë i Qeverisë së Serbisë dhe ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç.
“Ka një sërë faktorësh që paraqesin sfidë kur bëhet fjalë për sigurinë kombëtare. Problemi më i madh është Kosova dhe Metohia dhe pozita e popullit serb. Detyra jonë është të sigurojmë që serbët të mbijetojnë. Serbët janë një arrë e forte, nuk plasaritet dhe kanë mbijetuar për dekada edhe pse kushtet janë larg ideales” – tha Daçiç
Ai ka theksuar se serbët nuk kanë as të drejta elementare të njeriut, nuk kanë siguri, janë të ekspozuar ndaj arrestimeve të vazhdueshme, kërcënimeve, bllokadave ekonomike, nuk mund të marrin rroga dhe pensione, gjë që e vështirëson jetën e tyre në Kosovë.
“Kurti është ai që gjithmonë gjen pika që mund të shkaktojnë përshkallëzim. Kjo është politika e tij. Ai shkakton përshkallëzim, probleme dhe të gjithë në botë janë në garë për t’i zgjidhur këto problem. Një shembull është gjithçka që po ndodh në raport me dinarin. Pse ishte kjo masë e nevojshme? Kujt i duhej tani?” – pyeti Dacic duke shtuar se kjo çështje nuk ka qenë asnjëherë pjesë e dialogut.
Ai gjithashtu ka pyetur ndërkombëtarët nëse kanë fuqi ta disiplinojnë Kurtin.
“Ju keni pushtuar gjithë botën dhe Kurtin nuk jeni në gjendje ta bëni të kuptojë.. E vetmja pyetje këtu është nëse doni apo jo”, nënvizoi Ministri I Jashtëm Serb.
Duke folur gjithashtu per Bashkimin Europian Dacic u shpreh: –
“Qëllimi i tyre është që në kapitullin 35 të vendoset çështja e të ashtuquajturës Marrëveshja e Ohrit. Ata duan me cdo kusht ti bejne presion Serbisë të pajtohet me njohjen de jure apo de facto te Kosovës dhe të mos e pengoj kete te fundit te antaresohet ne OKB dhe organizata te tjera ndërkombëtare.” – theksoi Ivica Daçiç