Connect with us

Kosova

Stuhia zhduk serbët në Veri/ Nënvizohet vija e tërheqjes së Serbisë

“Kur Albin Kurti thotë se nuk dëshiron Bashkimin e Komunave Serbe dhe se nuk do një Republikë Srpska të re në Kosovë, ai indirekt thotë se nuk dëshiron që serbët në Kosovë të kenë ndonjë pushtet real” – kështu tha  shkrimtari, gazetari dhe publicist Muharem Bazduli teksa dhe theksoi se procesi i pavarësisë së Kosovës është dhunë legale ndaj Serbisë, por se përveç incidenteve të kufizuara, nuk është një përsëritje reale e dhunës sistematike siç ishte gjatë luftës.

“Për ne në Ballkan ka qënë më mirë kur ekzistonte vullneti që elitat e këtyre kombeve të arrinin një marrëveshje pa monitorim të tepruar nga jashtë. Shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare, ka thënë se Ballkani do të jetë ashtu siç bien dakord grekët, shqiptarët dhe sllavët. Për të, boshnjakët, malazezët dhe serbët janë të njëjtë, një situatë në të cilën njerëzit do të kuptonin, me një sens të shëndoshë, se një serb është më i afërt me një boshnjak sesa me një musliman nga Indonezia. Nëse njerëzit do ta kuptonin se jeta e tyre e përditshme varet nga marrëdhëniet tona këtu në Ballkan, jeta jonë do të ishte më e mirë.” – theksoi Bazduli, sipas të cilit, Perëndimi dëshiron që status quo-ja në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë të mbetet e njëjtë, në mënyrë që ata të ruajnë fuqinë e tyre të ndërhyrjes dhe prezencës.

“Serbisë i kërkohet të heqë “de jure” një pjesë nga territori i saj. Pse? Çfarë lloj logjike është që Serbia është i vetmi vend ku mund të bësh një rast ‘sui generis’. Kur flasim me diplomatë perëndimorë, ne duhet vetëm të pyesim. Mendoj se koha tani po funksionon për Serbinë, sepse ka qenë një periudhë menjëherë pas Marrëveshjes së Kumanovës dhe pas vrasjes së Gjingjiçit, kur mendohej se kjo bote unipolare ishte aq e forte, sa nuk mund te shkonte asgje keq, pavaresisht se nuk ishte në dobi të Serbise. Por tani ka pasur ndryshime. Shikoni demografine. Kishte dikur nje dallim te madh mes shqiptareve dhe serbeve ne Kosove.Tani kemi nje emigrim te madh te shqiptareve dhe lindshmëria e tyre është në rënie. Nuk ka më familje me 6 apo 7 fëmijë,”  – tregoi Bazduli.

Ai kujtoi gjithashtu se Serbia “gëlltiti pilula të hidhura” dhe zbatoi zotimet e nënshkruara, ndërsa në Prishtinë ende nuk ka gatishmëri elementare për të bërë atë që u zotuan në marrëveshjen e Brukselit.

Advertisement