Politike
“Armiqtë e mi ndien të lehtësuar”/ Veliaj: Solla prova shtesë për…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi pas daljes nga SPAK se ndihej i lehtësuar pasi më në fund sipas tij dha versionin e tij për çështjen e inceneratorëve.
Veliaj tha se gjatë marrjes në pyetje me hetuesit e SPAK, të cilët i ka cilësuar si kolegë, kishte ezuaruar të gjithë çështjen e inceneratorëve.
Ai tha se kishte depozituar prova shtesë, por për këto nuk mund të fliste për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor. Erion Veliaj u shpreh se: “Besoj që armiqtë e mi ndihem më të lehtësuar se besoj se një person duhet të gjykohet dhe nga armiqtë që bën dhe jo vetëm nga punët që bën”.
“Pas këtij takimi SPAK ma ka rritur bindjen se është bërë një investim për sëmbari në Shqipëri.
Isha më dy kolegë serioz, profesionist të disiplinuar, e vetmja gjë që mund të bëjmë është ti formojmë institucionet. Mos ti përgojojmë, mos bëjmë rolin e gjyqtarit, por të bashkëpunojmë.
Isha këtu si bashkëpunëtor, kisha kohë që kisha kërkuar një takim. Po diskutonim sot orën 9:00 apo 10:00, se kishin dhe një seancën tjetër më parë.
Kishim një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve, për mënyrën se ku dallon projekti i IFC-së që ishte nisur nga ish-bashkia me 37 euro tonin dhe si ky proces ishte diçka tjetër e pa kërkuar nga investitor të tjerë që s’kishin lidhje me bashkinë e Tiranës, por me të tjerë.
U thanë dhe disa detaje të tjera, por të dy kolegët hetues me thanë që për çështje të sekretit të hetimit, duke qenë se Bashkia e Tiranës ka sjell dhe disa prova të tjera më është kërkuar që mos ti ndaj me gazetarët.
Sigurisht do të jetë pjese e zbardhjes së dëshmisë time, ndihem me të vërtete mirë që ata që më duan, ndihen më të lehtësuar, por unë i pari ndihem më i lehtësuar që pata dhe unë fjalën time.
Besoj që armiqtë e mi ndihem më të lehtësuar se besoj se një person duhet të gjykohet dhe nga armiqtë që bën dhe jo vetëm nga punët që bën”, tha Veliaj.