Connect with us

Politike

Meta në Roskovec: Edhe armët duhen marrë, mua këtu më keni me kallash në dorë

Roskovec- Prej ditës kur u thirr në SPAK ku la të kuptohej se ishte pyetur rreth çështjeve që lidhen me pasurinë e familjes së tij, Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta vijon të përdorë një gjuhë të ashpër që synon të nxisë dhunë e jo vetëm.

Sot ishte në fshatin Suk 1 të bashkisë Roskovec për të qenë krah banorëve të cilët kundërshtojnë ndërtimin e TEC.

Po kërcënohen për tu helmuar nga një investim kriminal të Edi Ramës, duke e menduar Roskovecin si një komunitet që thyhet lehtë’

Më pas mori varenë dhe nisi të qëllojë me vare një shtyllë prej hekuri e vendosur aty.

E ndërsa e qëllon me vare bën thirrje

Edhe armët duhen marrë për të mbrojtur këta kalamaj. Mua këtu më keni me kallash në dorë, nuk më dridhet dora fare. Edhe njerëzit ku i keni jashtë mobilizoni. Vetëm huri i ndan punët me këto hajdutë.

Habit Meta në Roskovec! Merr varenë e godet shtyllën: Edhe armët duhen marrë për të mbrojtur këta kalamaj! Mua këtu më keni me kallash në dorë

 

Advertisement