Connect with us

Kronike

E rëndë/ Punëtorit i bie muri sipër teksa po e shembte, niset drejt Traumës në gjendje të rëndë

Një punëtor është aksidentuar në vendin e punës në Pogradec, në gjendje kritike për jetën.

Mësohet nga informacionet paraprake se punëtori ka marrë dëmtime pasi dyshohet se i ka rënë sipër një pjesë muri.

Ai u transportua menjëherë në spitalin e qytetit por gjendja e rëndë shëndetësore ka bërë që mjekët të marrin masat për ta transportuar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Advertisement