Politike
8 urdhër-arreste të reja për inceneratorin e Tiranës/ Meta: Grabitje pa maska…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta diskutoi lidhur me firmosjen e tetë urdhërarresteve të reja për aferën e inceneratorëve. Sipas Metës 99 përqind e personave për të cilët janë lëshuar këto urdhërarreste janë informuar që të ikin, dhe ti hanë paratë në arrati.
Meta tha gjithashtu se po bëjnë lëvzije të sforcuara për 20 milionë euro kur bëhet fjalë për qindra milionë euro.
Pjesë nga fjala e Metës:
Është grabitje pa maska në mes të ditës, e qindra milionë euro. Bëjnë një lëvizje të sforcuar, politike, për 20 mln euro kur bëhet fjalë për qindra milionë euro.
Edhe ndërkohë ata që lajmërohen të ikin edhe ti hanë në arrati lekët. SPAK 99% e fletëarresteve që lëshohen lajmërohen dhe ikin.
Edhe ndonjë që futet në burg, futet me mirëkuptim dhe në mirëbesim që do ti vazhdojnë pagat nga biznesi për shkak të firmës që kanë hedhur për llogari të Edi Ramës.