Connect with us

Bota

Babai i Lamine Yamal sulmohet më thikë, 36-vjeçari merr plagë të rënda

Babai i kampionit të ri të Evropës dhe yllit të Barçës, Lamine Yamal, u godit me thikë të mërkurën në mbrëmje në një parkim makinash në qytetin Mataró, gatu një orë e gjysmë larg nga Barcelona ku Mounir Nasraoui jeton.

Ai ka marrë plagë të rëndë, ndaj u dërgua për trajtim më të specializuar në urgjencën e spitalit Can Ruti në Badalona, ​​sikurse raportojnë mediat vendase.

Disa dëshmitarë  po merren në pyetje për inicidentin nga njësia hetimore e Mossos d’Esquadra e Mataró-s. Sipas atyre që kanë paraë ngjarjen, babai i Yamal mori më shumë se një plagë me thikë. Autoritetet kanë nisur hetimin për ngjarjen.

Advertisement