Connect with us

Kronike

Plagosje me thikë në Kombinat, 46 vjeçari dërgohet në spital, detaje…

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, teksa është goditur 46 vjeçari D.Xh.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 në rrugën ‘Shaban Bardhoshi’, pranë zonës së Kombinatit.

Aktualisht D.Xh., ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

‘Më datë 16.08.2024, rreth orës 21:00, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës shtetasi D. Xh., 46 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’, njofton policia

Advertisement