Connect with us

Kosova

‘Luftëtarët e lumtur’ dhe ‘apostujt e lirisë’/ Pse zgjedhja e Albin Kurti është logjike

Gazetari amerikan Harold Meyerson duke shkruar për Konventën Kombëtare Demokratike në SHBA, tha se demokratët e rinj duken si disa “demokratë shumë të vjetër dhe shumë të mirë të dikurshëm”. Ai i quajti ata me lartësim “apostujt e lirive të vërteta”, me të cilën sigurisht do të pajtoheshin në Prishtinë, mirënjohës për lirinë e dhënë dhe fituar jo shumë kohë më parë, për të shpallur pastaj pavarësinë. Nëse nuk do të ishte kështu, Albin Kurti nuk do të postonte selfie nga Çikago, duke mos i kushtuar vëmendje komenteve cinike se ai ishte I ftuar për tu ulur në rreshtin e fundit.

Foton e ka komentuar edhe ish emisari amerikan Richard Grenell, duke thënë se kandidatja demokrate për presidente “nuk e di kush është Albin Kurti dhe as se qeveria e tij, të kritikuar për destabilizimin e rajonit”.

Kryeministrit të Kosovës duket se nuk i interesojnë postimet në Twitter të ish të dërguarit të Trump për Ballkanin Perëndimor dhe as fakti se fituesi I zgjedhjeve në SHBA nuk është përcaktuar akoma. Mos ndoshta ka harruar se vitin e ardhshëm e presin zgjedhjet në Kosovë, ndaj mund ta paguajë shtrenjtë vendimin e parakohshëm për tu pozicionuar se “kë pëlqen të jetë në krye të perandorisë”.

I ulur në ‘qiellin nën re’, a e sheh të sigurt Albin Kurti fitoren e Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale amerikane?

A mos ka vendosur kryeministri i Kosovës të luajë kumar dhe t’i vërë të gjitha bastet e tij “në të kaltërtën”, edhe pse për shkak të mosmarrëveshjeve me administratën aktuale amerikane, ai është qortuar disa here, kurse për shkak të mosmarrëveshjeve me Donald Trump, qeveria e tij u rrëzua?

Ndoshta për shkakun e fundit të sipërpërmendur,  “luftëtarët e lumtur” – siç e quajnë veten Kamala Harris dhe Tim Waltz, janë zgjedhja e tij logjike. Por nuk duhet harruar se  pa mbështetjen e SHBA-së, pushteti në Kosovë edhe mund të fitohet, por nuk mund të mbahet gjatë…

Advertisement