Politike
Një maskara preku deputeten e PD, skenë e turpshme, duan të na provokojnë
Dashnor Sula ishte një nga deputetët protagonistë të përplasjeve në Kuvend gjatë seancës së fundit plenare, kur deputetët e PD-së vijuan aksionin jashtë Kuvendit.
Ai sqaroi më shumë në Report TV se ç’ndodhi ditën e djeshme. Sula u ndal në dy momente, ku kulmorja, sipas tij, ishte me deputeten e PD-së Elda Hoti.
“Do doja të isha i drejtpërdrejtë. Dje, mjafton dy momente, i pari, me hyrjen në parlament të deputetëve burra dhe gra që ishin të papërjashtuar, u pamundësua për 30 minuta te kordoni dhe brenda në korridor.
Pastaj vazhdojmë brenda, jam baba, jam edhe bashkëshort, por atë skemë të turpshme me kolegen Elda Hoti e gjitha shoqëria duhet të kishte reagim.
Garda e organizuar ka detyrë të përcaktuar sipas ligjit dhe rregullores për të siguruar të gjithë kur shkelet ligji nga deputetët.
Dhe pikërisht për t’i paraprirë Garda ka në shërbim burra dhe gra gardiste në sallën e Parlamentit.
Si mund të ndodhi, kush i shtyn që të vërë një burrë i pisët dhe maskara të preki një femër, që s’po them më tepër se janë pamjet filmike, në një kohë kur aty ishin gardistet gra femra që për çdo veprim do kishte ndërhyrje.
Zonja Hoti nuk kishte kallashnikov që po rrezikonte jetën. Bëhet fjalë për një shishe acetoni grash femrash, kaq ishte.
Duhej një mashkull gardist, maskara me ato skena provokuese të turpshme? Rilindja nuk tenton të kërkojë një falje. E patë ministri i Brendshëm bënte aktin e ekspertizës duke i nuhatur, një kalama. Një kalama i emëruar, bën këto sjellje dhe ato veprimesh që nuk i bën dot një ministër i Brendshëm që të irriton. Sot e kanë kallëzuar zonjën Hoti në SPAK”, tha ai.