Politike
Turi me diasporën, Rama zhvillon sot takim me shqiptarët në Londër
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takim me shqiptarët në Londër. Kjo vizitë vjen në kuadër të turit “Krenar për Shqipërinë” dhe pas vendosjes të së drejtës së votës për çdo shqiptar jashtë vendit. Rama ka njoftuar dje përmes rrjeteve sociale se takimi nis në orën 12:00.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka publikuar një video nga salla ku do të zhvillojë takimin me ta, ndërsa shkruante: “Gati shqipe, ready to go! Mirë u takofshim nesër”.
Ky do të jetë takimi i pestë i Ramës me shqiptarët në diasporë në kuadër të turit të tij të bashkëbisedimit dhe zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Rama është takuar më parë me shqiptarët që jetojnë në Athinë, në Milano, New York dhe Selanik.