Politike
SPAK toleroi me qëllim vjedhjen e votave, gjymturë e Ramës për të goditur opozitën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ndaj Task-Forcës së krijuar nga SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore. Duke folur në një konferencë për shtyp Blushi e cilësoi atë si një gjymtyrë të shëmtuar të Edi Ramës. Blushi theksoi se kjo taskë forcë ka pasur si qëllim goditjen e opozitës dhe justifikimin e vjedhjes së votës së qytetarëve përmes terrorizmit elektoral të Narkoshtetit.
Gjithashtu Blushi deklaroi se SPAK, jo vetëm që nuk ka mbrojtur interesin publik, por ka lehtësuar veprimtarinë kriminale të grupeve që kontrolluan procesin zgjedhor përmes blerjes së votave dhe kërcënimit të qytetarëve.
Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.
Task-Forca e SPAK, e ngritur për hetimin e krimit zgjedhor nuk ishte gjë tjetër veçse një gjymtyre e shemtuar e Edi Ramës për të goditur opozitën dhe për të justifikuar vjedhjen e mandateve dhe votës së qytetarëve nëpërmjet terrorizmit elektoral të Narkoshtetit.
Terrorizmi elektoral i Narkoregjimit ndaj zgjedhjeve të lira dhe të ndershme provoi para të gjithë shqiptarëve kapjen totale dhe dështimin e SPAK si institucion i pavarur në mbrojtje të te ligjit dhe interesit publik.
Në vend të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme, si dhe mostjetërsimin e vullnetit të lirë të qytetarëve, SPAK u provua katerciperisht të jetë një institucion i kapur dhe jo në mbrojtje të interesit publik, pasi më herët rrëmbeu në mënyrë kriminale Presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta, izoloi, hetoi dhe shantazhoi politikisht liderët kryesorë opozitarë në funksion të axhendës politike, elektorale dhe personale të Edi Ramës.
Edhe në 11 Maj SPAK nuk bëri gjë tjetër veçse lehtësoi dhe toleroi me qellim veprimtarinë kriminale të grupeve që kontrolluan terrenin zgjedhor në funksion të blerjes së votave për llogari të Narkokryeministrit.
Task Forca e SPAK ngritur për të goditur krimin elektoral nuk ndërhyri kurrë kundër bandave dhe kriminelëve me imunitetit qeveritar.
Kriminelët që duhej të ishin në burg, ishin në fushatë, duke blerë vota, kërcënuar qytetarë dhe imponuar rezultatet.
Kriminalizimi i zgjedhjeve u shpërfaq botërisht kur bandat morrën peng qendrat e votimit në Vorë, ndërkohë që “Task Forca” e SPAK nuk u pa as kur para mediave u kërcënuan me jetë drejtues dhe deputetë të opozitës.
Ndërsa kërkohej një SPAK të godiste korrupsionin dhe krimin zgjedhor, pamë një strukturë që hezitoi e vonoi me qellim dhe dështoi të ndërhyjë në kohën e duhur.
Shembulli i rradhës i dështimit me qellim të SPAK për të parandaluar krimet zgjedhore është operacioni i koduar “URA”, i zhvilluar së fundmi nga autoritetet shqiptare dhe italiane.
Pse masat e sigurimit ndaj personave të dyshuar u ekzekutuan vetëm pas përfundimit të procesit zgjedhor, megjithëse hetimi kishte avancuar dhe ekzistonte një rrezik i qartë arratisjeje?
Kur janë kërkuar masat e sigurimit nga SPAK, kur janë miratuar nga GJKKO dhe përse ka pasur vonesë në ekzekutimin e tyre nga ana e Policisë së Shtetit?
Si ndodhi që disa nga personat kyç të hetimit arritën të largohen përpara se të vepronin organet e drejtësisë? A kemi të bëjmë me një rrjedhje të qëllimshme informacioni apo me mungesë vullneti për ndërhyrje në kohë?
A ka pasur ndikim konkret të grupeve kriminale në zgjedhje, përmes financimit të paligjshëm, frikësimit të votuesve apo ndërhyrjeve të tjera që mund të kenë ndikuar në rezultatin përfundimtar, siç është denoncuar publikisht nga opozita tre javë më parë?
A është vonesa në ekzekutimin e vendimeve të drejtësisë një veprim i motivuar politikisht, që synon të shmangë ndikimin e tyre në rezultatin zgjedhor dhe në perceptimin publik gjatë fushatës?
Terrorizmi elektoral i Narkoshtetit më 11 Maj dhe amnistimi i krimeve elektorale nuk do të pranohen kurrë.
Beteja për votën e lirë është betejë për dinjitetin e çdo shqiptari, për vlerat e lirisë dhe të demokracisë, për instalimin e shtetit të së drejtës dhe barazisë para ligjit.
Faleminderit!

