Connect with us

Aktualitet

Analizë nga Dritan Goxhaj: Drejtësia pa parime

Nga Dritan Goxhaj
Drejtësia pa parime
Pjesa e parë
Një nga parimet kryesore të drejtësisë është ajo që njihet si Parimi i Prezumimit të Pafajësisë që nënkupton se, një person, që organi i akuzës i ka atribuuar kryerjen e një vepre penale, konsiderohet sikur nuk e ka kryer atë, deri në momentin që një gjykatë kompetente do të krijojë bindjen dhe do të vendosë, nëpërmjet një vendimi gjyqësor të formës së prerë, që ai është i fajshëm penalisht për kryerjen e faktit penal, dhe se gjatë procesit gjyqësor barra e provës i takon ekskluzivisht organit të prokurorisë.
Por kur organi i akuzës i atribuon personit ose personave të akuzuar vepra penale në një periudhë kohore në të cilën të akuzuarit nuk kanë qënë fare në detyra dhe struktura përgjegjëse për atë çka ka ndodhur, atëherë ky parim i prezumimit të pafajësisë ka rënë automatikisht.
Dhe kjo ka ndodhur, ose më sakt po ndodh në procesin gjyqësor në Hagë kundër 4 ish anëtarëve të Shtabit të Përgjithëshëm të UÇK-së, Hashim Thacit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.
Pikërisht dje kjo Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur të rrëzojë mocionin e paraqitur nga ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të hequr nga aktakuza të gjitha akuzat që lidhen me ngjarje të pretenduara para majit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999.
Sipas mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, konflikti i armatosur në Kosovë ka zgjatur nga maji 1998 deri më 20 qershor 1999, dhe çdo pretendim për krime jashtë kësaj periudhe është i pabazë në realitetin historik dhe ligjor.
Pamvarësisht se ideja e kësaj kërkese është e drejtë formulimi i saj mbetet i gabuar, dhe kjo gjykatë nuk është organi kompetet për të shtjelluar këtë këkrkesë pasi në ligjin për Dhomat e Specializuara të viti 2015 në nenin 7 Juridiksioni Kohor shkruhet : Dhomat e specializuara kanë juridiksion mbi veprat penale në kuadër të juridiksionit lëndor të tyre të cilat janë kryer mes periudhës 1 janar 1998 dhe 31 dhjetor 2000.
Mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit duhet të kërkojë që këta të mos akuzohen për vepra penale që prezumohet që kanë ndodhur para dhe pas periudhës kur këta persona kanë qënë pjesë e strukturës komanduese të UÇK -së.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë bërë pjesë e strukturës komanduese të UÇK -së në qershor të vitit 1998. Më konkretisht në 10 qershor të vitit 1998 kur këta persona themeluan Shtabin e Përgjithëshëm të UÇK -së.
Deri më këtë datë përgjegjës për gjithë veprimtarinë dhe atë çka ndodhte brenda UÇK -së ishte një strukturë tjetër me persona të tjerë.
Dhe kjo strukturë quhej Sektori i Rëndësisë së Veçantë -SRV.
Ky sektor i quajtur SRv është krijuar nga kryesia e LPK (Lëvizja Popullore e Kosovës) në vitin 1993 me detyrë për krijim e lëvizjes së armatosur për çlirimin e Kosovës.
Dhe më datë 17 dhjetor të vitit 1994 në një mbledhje të saja, Këshilli i Përgjithëshm i kësaj force politike me bazë jasht vendit vendosi që, ushtrinë e krijuar ta emërtojë Ushtria Çlirimtare e Kosovës- UÇK, dhe po në këtë mbledhje ju kërkua këtij Këshilli që të emëronte edhe anëtarët e këtij sektori.
Dhe ky Këshill emëroi Xhavit Halitin, Azem Sylën, Jashar Salihun (i ndjerë) dhe Ali Ahmetin si drejtues dhe përgjejgës të këtrij sektori dhe gjithë veprimtarisë së UÇK-së.
Jashar Salihu u caktua kryetar i Fondit Vendlindja Thërret, ndërsa tre të tjerër nga data 17 dhjetor 1994 e deri më 10 qershor 1998 kanë qënë përgjegjës për gjithçka ndodhte në dhe me UÇK -në.
Prandaj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi duke mos qënë pjesë e kësaj strukture nuk mund të mbajnë përgjegjësi për vepra të sopuzuara të ndodhura në periudhën kohore nga 1 janar 1998 deri në 10 qershor 1998.
Por këta persona nuk mund të jenë përgjegjës as për vepra penale të supozuara ts kryera në periudhën nga qershori i vitit 1999 e deri në sipas nenit 7 në 31 dhjetor 2000.
Më saktësisht në 20 qershor të vitit 1999 Shtabi i Përgjithëshëm i UÇK -së ka nënshkruar me KFOR-in marëveshjen e demilitarizimit dhe transmormimit të UÇK -së. kjo do të thotë se në 20 qershor të 1999 UÇK -ja ka pushuar së ekzistuari dhe funksionuari si organizëm dhe me përjashtim të Shtabit të Përgjigjëshëm i cili pësoi një ristrukturim të ri në kuadër të transformimit, gjithë strukturat e tjera të UÇK -së u shpërbënë.
Pra UÇK-ja nuk ekzistone më, dhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nuk ishin më pjesë e UÇK-së por anëtarë të Qeverisë të Përkohëshme të krijuar në Rambuje.
Prandaj për gjithçka ka ndodhur midis periudhës kohore 20 qershor 1999 dhe 31 dhjetor 2000 është përgjegjëse Qeveria e Përkohëshme e Kosovës.
Do thoni ju që këta kanë qënë anëtarë të qeverisë dhe drejtues, po, por ama këtu po akuzohen vetëm si strukturë e UÇK- së, ndërkohë që kjo strukturë për të cilën këta mbahen përgjegjës ka funksionuar në periudhën kohore 10 qershor 1998 deri në 20 qershor 1999, vetëm një vit.
Mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit duhet të riformulojnë sërish kërkesën e tyre drejtuar Dhomave të Specializuara që klientët e tyre të mos akuzohen për vepra penale të cilat janë kryer në kohën që këta nuk kanë qënë përgjegjës së strukturës drejtuese të UÇK -së, por për to të mbajnë përgjegjësi ata që kanë qënë, Xhavit Haliti, Azem Syla dhe Ali Ahmeti.
Pasi tashmë është evidente ashtu si në rastin e Sali Mustafës, edhe në rastin e Pjetër Shalës (që do e trajtoj në pjesën e dytë të këtij shkrimi) dhe tashti në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, drejtësia që Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendojnë të përçojnë dhe japin, është një drejtësi që i ka humbur parimet e saja dhe nuk mund të pritet që ajo të korigjojë vetveten.
Ndërsa shoqata e Veteranëve të Luftës të mos merret vetëm me deklarata mediatike por të inicojë një kërkesë ligjore drejtuar Gjyaktës Kushtetuese të Kosovës për ndryshim të nenit 7 të Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Si dhe njëkohësisht të fillojë organizimin e protestave masive jo vetëm në Prishtinë por në të njëjtën kohë e ditë në gjithë qytetet e Kosovës, kundër kësaj Gjykate e Prokurorie në mënyrë të vazhdueshme.
Ndërsa partitë e dala nga rradhët e luftës në kuvendin e Kosovës, atëherë kur të arrinë ta konstituojnë atë, duhet të inicojnë një rishkim total të ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke filluar që nga kopetencat e tyre e deri të ndryshime thelbësore në nene të veçanta.
Ndryshe çdo lloj retorike tjetër është e kotë.
Populli ynë thotë : llafet e tepërta janë fukarallëk.
Advertisement