Bota
Kriza humanitare në Gaza, Gjermania nuk e përjashton mundësinë e pezullimit pjesërisht të Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael

Qeveria gjermane nuk e përjashton mundësinë e pezullimit të pjesëve të Marrëveshjes së Asociimit të Bashkimit Evropian me Izraelin për shkak të krizës humanitare që po vazhdon në Rripin e Gazës.
“Zhvillimi i situatës është një proces në të cilin ne vazhdimisht vlerësojmë, formojmë mendimin tonë dhe më pas, bazuar në këtë, vendosim për masat”, tha zëvendës zëdhënësi i qeverisë Sebastian Hille, duke iu përgjigjur një pyetjeje, ku vuri në dukje se vizita e fundit e Ministrit të Jashtëm Johann Vandeful “shërbyeu edhe një herë si një nxitje për të përmirësuar furnizimet” në “Rripin e Gazës”.
“Çdo gjë tjetër do të vlerësohet ndërsa situata zhvillohet”, theksoi ai.
Sipas informacionit nga kanali i parë i televizionit publik gjerman ARD, çështja e pezullimit të paktën të pjesës shkencore të marrëveshjes BE-Izrael u ngrit për herë të parë nga Partia Social Demokratike (SPD) bashkëqeverisëse, me qëllim që të ushtrojë presion mbi Izraelin, pasi Marrëveshja e Asociimit përbën bazën ligjore për marrëdhëniet e saj tregtare me BE-në.
Seksioni “Horizont” i referohet bashkëpunimit në fushën e kërkimit dhe inovacionit midis BE-së dhe shteteve partnere, me qëllim promovimin e projekteve të përbashkëta kërkimore, forcimin e shkëmbimit të njohurive dhe mbështetjen e inovacionit.
Komisioni Evropian u kishte rekomanduar tashmë shteteve anëtare në korrik të pezullonin këtë seksion specifik.

