Connect with us

Aktualitet

Situata nga Covid-19, mjeku Genc Sulçebe zbulon sa larg është Shqipëria nga imuniteti i tufës

Imunologu Genc Sulçebe teksa ka komentuar numrin e infeksioneve me COVID në vendin tonë, imunologu tha se ende nuk gjendemi në kurbën zbritëse dhe se piku do të ishte kapja e imunitetit të tufës.

“Duhet të bëhen studime të thella se a jemi afër pikut apo në pik, por duket se akoma nuk jemi në kurbën zbritëse, ose në ngjitje afër pikut por se sa nuk e dimë. Dimë këtë që në mënyrë që të kemi një pakësim të infeksioneve duhet të paktën gjysma e popullatës të jetë e imunizuar.

Disa thonë 60-70 përqind, disa thonë dhe me 40 përqind mund ta kemi një nivel që quhet imuniteti i tufës në të cilin numri i tyre që nuk janë infektuar është më i pakët se janë të imunizuar dhe si pasojë infeksioni nuk përhapet në mënyrë progresive por në mënyrë të ngadalshme.

Ne akoma nuk e kemi arritur këtë nivel nëse themi për Shqipërinë, duhej të ishim imunizuar të paktën 1 milion vetë. Tani ne jemi në një nivel që ky numër nuk është arritur akoma, duhet të kemi më pak se milion ose më pak se gjysma e këtij numri të popullatës. Jemi larg kapjes së imunitetit të tufës sepse piku do të ishte kapja e imunitetit të tufës dhe rënie pasi është arritur imuniteti.”, tha ai.

 

sotnews/

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *