Connect with us

Aktualitet

Kosovë: Arrestime dhe ngrirje pasurish në një operacion kundër korrupsionit

Autoritetet në Kosovë thanë se arrestuan katër persona në një operacion në rajone të ndryshme të vendit dhe janë në kërkim edhe të pesë personave tjerë, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhënies dhe marrjes së ryshfetit.

Operacioni u zhvillua në nëntë zona të ndryshme, në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë përfshirë edhe ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Autoritetet thanë se në mesin e të arrestuarve janë dy zyrtarë të kësaj ministrie, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje ryshfeti si dhe dy qytetarë të dyshuar për dhënie të ryshfetit. Gjatë ditës u tha se ishin arrestuar shtatë persona.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Ferizaj, Shukri Jashari, tha se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar prova materiale, të cilat që do të shërbejnë në procedurën penale të mëtutjeshme.

Po ashtu me vendim të prokurorit sot është ndaluar për 48 orë, Bedri Halimi kryeinspektor në ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të keqpërdorim të pozitës apo autoritetin zyrtar. Gjithashtu është ndaluar ish sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit, Arben Çitaku, për veprat penale të keqpërdorim të pozitës apo autoritetin zyrtar si dhe marrje të ryshfetit. Gjithashtu në këtë aksion është ndaluar edhe një qytetar, respektivivisht investitor në një lagje në Brezovicë nën dyshimin e veprës penale të ushtrimit të ndikimit dhe marrjes së ryshfetit”, tha ai.

Ndërsa, prokurori i çështjes, Rasim Maloku, tha se përgjatë operacioneve është ngrirë edhe një shumë parash.

Gjatë zhvillimit të hetimeve prej 21 dhjetorit deri sot, nga të dhënat financiare që kemi siguruar nga bankat që posedojnë këta të pandehur dhe familjarët e tyre, deri më tani kemi ngrirë afër 6 milionë euro. Shumica e këtyre mjeteve janë të vet të pandehurve ndërsa një pjesë e tyre janë të familjarëve të tyre që dyshohen që janë mjete që janë përfituar si dobi pasurore nga veprat penale”, tha ai.

Policia tha se gjatë operacionit ka sekuestruar dokumente, makina, armë, kompjuterë, telefona dhe një uniformë të policisë ish-jugosllave.

Operacioni i së enjtes është vazhdimësi e atij të 21 dhjetorit të vitit të kaluar, kur autoritetet arrestuan dhjetë persona në një operacion në rajonin e Shtërpces, një komunë në jug të Kosovës e banuar me shumicë serbe.

Në mesin e të arrestuarve ishte edhe ish kryetari i kësaj komune, Bratislav Nikoliç, i cili dyshohet për dhënie lejesh ndërtimi të paligjshme në resortin turistik të Brezovicës.

Ai dhe nëntë të tjerë u arrestuan nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe ryshfet.

Prokuroria tha se ish-kryetari i komunës së Shtërpcës dyshohet që ka marrë mbi një milion euro për dhënien e lejeve të ndërtimit.

Operacioni i muajit të kaluar nxiti reagimin e përfaqësuesve të Listës Serbe dhe Beogradit, të cilët akuzuan qeverinë e Kosovës për ndërhyrje me planifikim në ditë të caktuar kur në Tiranë po mbahej takimi i nismës “Ballkani i hapur”.

Autoritetet e sigurisë në Kosovë thanë se operacioni “nuk kishte në shënjestër persona të përveçëm apo të etnive të caktuara, por shkelësit e ligjit që në mënyrë të vazhdueshme, përmes formave të ndryshme kanë shkatërruar pasurinë publike për përfitime personale apo klanore.

Aktualitet

Kthjellime dhe temperatura në rritje, si parashikohet moti për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Sa i përket fushës termike temperaturat në vlerat minimale pritet të kenë një rritje fare të lehtë ndërsa ato të mesditës pritet të kapin vlera 19-32 gradë celcius kjo dhe për shkak të masave ajrore të ngrohta që vijnë si pasojë e kësaj qendre të presionit të lartë me origjinë nga Ishujt Azore dhe afrika e veriut.

Sa i përket javës ku sapo kemi hyrë, depërtimi i pazakontë e një qendre të thellë të presionit të lartë mbi kontinentin europian (ashtu si dhe mbi vendin tonë) do të bëjë që moti të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Continue Reading

Aktualitet

Nuk fitoi dot betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta bashkëshortja e mjekut Tritan Kalo

Mjeku Tritan Kalo ka ndarë një ngjarje mjaft të trishtë për të dhe familjen e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë pas sëmundjes së rëndë.
“31.05.2024…..Ora 14:15 dhoma 517 North, në Patient Center Care of Royal Jubilee Hospital, Victoria, BC, Canada, pushoj së rrahuri zëmra e ROZETA KALOS….

E mira, e urta, zemërbardha, e qeshura e shumëjetëdashura Rozeta Kalo, nuk do të mundet më fizikisht të jetë pjesë e të përditshmes në Familjen Kalo Jr, POR përjetësisht do të jetë e pranishme në mëndjet dhe në zemrat tona…..

Të tre yjet tona Besjana, Enkelejda dhe Genta Juna Kalo, patën mirësinë të rriteshin e edukoheshin nga një Nënë mjaft e dedikuar për familjen dhe për ecurinë mbrothësuese të saj….

Unë, Dr. Tritan Kalo, pata fatin të lidh jetën me një zemërbardhë, punëtore, familjedashëse, dijekërkuese dhe shpresësjedhëse si Rozeta Kalo (Qirjako)…..

Midis dy fotove të para shtrihet një hark kohor prej rreth 39 vitesh (18.07.1985 dhe 31.05.2024), nga koha e njohjes dhe e fejesës sonë deri në largimin për në Amëshim, të gjysmës sime më të mirë Rozeta Kalo….

VITE JETE të mbushura plot gëzime, përpjekje dhe dëshira shpresësjedhëse për Familjen Kalo Jr…..

NË Elbasan ditën e dasmës dhëndri i këndon nuses: E para moj është nëna, e dyta moj më je ti, të dyja të mira jeni, gjithë bota ju kanë zili, shkruan Kalo në Facebook.

Ndërkohë që ka shtuar se bashkëshortja e tij ka humbur jetën në të njëjtën ditë dhe orë ashtu si nëna e tij.

 Mama e ka trajtuar Rozin si vajzën e vet, ndaj edhe Perëndija të dyjave u përzgjodhi të njëjtën ditë amëshimi më 31 Maj, dhe të njëjtën orë 14:15 në 13 vite distancë nga njëra tjetra më 2011 dhe më 2024”, thekson ai.

Continue Reading

Aktualitet

Qershori nis me vapë/ MeteoAlb: Temperaturat mund të kapin vlera të pa imagjinueshme

Vapa do të nis me qershorin.  Termometri sipas meteorologëve parashikohet të shënojë vlera të ngjashme me muajin  korrik dhe gusht.   Kjo për shkak të masave ajrore me origjinë nga Arika  që do të përfshijnë  të gjithë Ballkanin.

” Nesër që futemi zyrtarisht në qershor  presim temperatura 32 – 33 gradë celcius,  e diela, e hëna 34 gradë,  më pas dhe java tjetër le të themi do të sjellë temperatura shumë të larta, të  paktën deri në datën 15.  Starton sikur të jenë  temperatura korriku apo gushti  ku përgjatë kësaj vale mund të shënojmë dhe vlera  37 gradë në zona të izoluara. Është një masë ajrore nga Afrika e cila po fuqizohet, në fakt do të jetë në  Europën Juglindore duke përfshirë dhe Ballkanin.”

Të pakta  pritet  te jenë ditët me temperatura normale për muajin.  Pavarësisht se qielli nuk do të jetë përherë i kthjellët   meteorologët nuk parashikojnë  reshje  intensive.

“Vranësirat do të jenë prezente,  në zonat lindore parashikohet të ketë grumbulim të vranësirave  duke gjeneruar reshje të pakta dhe aspak problematike.  Është parashikuar që qershori të jetë mjaft i nxehtë,  edhe pse mund të kemi një normalizim të temperaturave pas valës,  do kemi sërish valë të të nxehtit përgjatë gjithë qershorit.”

Pas mbylljes  së një muaji relativisht të freskët si maji menjëherë sipas meteorologëve nis një  muaj i nxehtë  si qershori.

Continue Reading

Aktualitet

1 qershori, ditë pa makina në kryeqytet, ja aktivitetet që do të organizohen për fëmijët

Data 1 qershor është konceptuar si “Ditë pa makina” në kryeqytet. Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh që do të nisin në orën 10:00 e paradites.

Gjatë kësaj ore, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të kthehet në një ambient plot me kënde për argëtim dhe aktivitete të ndryshme për fëmijët.

Në këtë zonë të kryeqytetit do të jenë të hapura 14 stenda të ndryshme që do të mundësojnë për fëmijët disa praktika të ndryshme që nga kulinaria, mbjellja e luleve apo edhe art përmes pikturës ku të vegjlit do të kenë mundësi të shpalosin talentet e tyre.

Një pjesë e bulevardit do të përshtatet si një hapësirë për të shijuar patinazhin, ndërkohë që prezentë do të jenë edhe një grup animatorësh që do i japin më shumë atmosferë kësaj dite.

Axhenda e plotë e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës

10:00 – Workshope (Seanca Edukimi dhe Sensibilizimi për Ushqimin)

Workshop-e dedikuar edukimit dhe ndërgjegjësimit rrethqëndrueshmërisë ushqimore dhe objektivave të zhvillimit tëqëndrueshëm, duke promovuar praktika të shëndetshme dhe tëpërgjegjshme.

10:00 – Brown Zone

Workshop mbi drithrat dhe edukimin mbi bukën dhe konsumimin e saj. Fëmijët do të kenë mundësinë të marrinpjesë në procesin e përgatitjes së brumit.

10:00 –  White Zone

Workshop mbi akulloren dhe bulmetin duke theksuar rëndësinë dhe vlerat ushqyese që mbartin.

10:00 –  Green Zone

Panel Testi i Vajit të Ullirit: Specialistët do të prezantojnëdhe diskutojnë cilësitë e ullirit, si dhe përdorimet në gatim, duke ofruar një përvojë edukative dhe të këndshme.

10:00 – Flower Workshop

Fëmijët do të marrin pjesë në një ëorkshop për mbjelljen e luleve, ku do të mësojnë dhe të marrin pjesë aktivisht në procesin e mbjelljes. Çdo fëmijë do të ketë mundësinë të mbjellë lulen e vet dhe ta marrë atë në fund të aktivitetit.

10:00 – Demonstrime Gatimi dhe Kulinarie

Shefat e kuzhinës do të demonstrojnë teknika të ndryshmegatimi dhe receta të veçanta, duke ndarë sekretet e tyre me publikun.

10:00 – Degustimet e Ushqimeve Lokale

Vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë ushqimetradicionale shqiptare, duke përjetuar shijet autentike tëkuzhinës sonë.

10:00 – Galeria 01 – Panairi i Produkteve të Artizanatit

Ekspozitë me produkte artizanale ku mund të blihen produkte të ndryshme. Fëmijët dhe jo vetëm do të kenë mundësinë të krijojnë pocari dhe të pikturojnë mbi to.

10:00 – Street Art/Painting

Në bulevard do të vendosen rreth 30 kavaleta ku fëmijët mund të pikturojnë dhe të shprehin fantazinë e tyre, duke krijuar vepra të bukura arti.

10:00 – Patina

Hapësirë e dedikuar për të rinjtë dhe fëmijët që të shijojnë patinazhin, si dhe ëorkshop-e për ata që duan të mësojnë më shumë mbi këtë sport.

10:00 – Balona

Një zonë e veçantë që do ti ofrojë fëmijëve dhe prindërve mundësinë për të krijuar dhe ngjyrosur balonat që më pas do të ngrihen në qiell, duke sjellë gëzim dhe argëtim për të gjithë.

10:00 – Animatore Social

Një grup animatorësh social do të jetë prezent për t’i dhënë kësaj dite një atmosferë edhe më të gëzuar dhe të hareshme për fëmijët. Ata do të sjellin argëtim dhe energji pozitive, duke krijuar momente të paharrueshme për të vegjlit.

10:00 – Qendra Steam

Qendra Steam do të ofrojë një kënd të veçantë pikture që do të sjellë ngjyra dhe imagjinatë, duke e bërë ditën e tyre edhe më të veçantë dhe argëtuese.

10:00 – Tullumbace

Një nga gjërat që fëmijët duan më shumë janë tullumbacet. Do të kemi një stendë të veçantë ku fëmijët do të kenë mundësinë të luajnë dhe të kënaqen me tullumbacet, duke sjellë buzëqeshje dhe gëzim të pamasë.

Ja si ndryshon qarkullimi i automjeteve

Për qytetarët e Tiranës e shtuna e 1 qershorit do jetë “Ditë pa makina”, ku qarkullimi i automjeteve do të kufizohet gjatë një orari të caktuar.
Qarkullimi i automjeteve do të kufizohet nga ora 06: 00 deri në orën 17:00 në disa nga segmentet kryesore në kryeqytet, ndërsa është hartuar një plan i lëvizjes për mjetet e emergjencës dhe atyre të Policisë së Shtetit.
1.Kufizimin e qarkullimit të automjeteve, në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve për 1 Qeshorin 2024, nga ora 06:00 deri në orën 17:00, në segmentet e mëposhtme:
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti.
– Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Ura e “Ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
Ndalohet parkimi i automjeteve në vendet e parkimit në perimetrin në afërsi të “Shkollës së Biçikletave”, në rrugën “Ahmet Pazari”, në rrugën “Dervish Hima” dhe në rrugën në krahun lindor të stadiumit “Air Albania”, në datën 1 qershor 2024, nga ora 06:00 deri në orën 17:00, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.
2.Qarkullimi i automjeteve të vazhdojë në rrugën “Ibrahim Rugova”, Bulevardin “Zhan Dark”, bulevardin Bajram Curri” dhe në rrugën ‘George.W.Bush”.
3.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.
4.Linja Nr. 13 “Tirana e Re” dhe Linja Nr. 2 “TEG – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni Trenit” të devijojnë në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Continue Reading

Aktualitet

“Shqipëria si Italia në vitet ’70!” Politologu dënon sulmin ndaj avokatit

Politologu Alban Daci ishte këtë të premte i ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania ku dënoi sulmin e bërë ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Duke e krahasuar se sa të mbrojtur janë avokatët në vendin ku ai jeton, Daci tha se Shqipëria është si në vitet 70 në Itali.

“Unë mendoj se sot kemi një betejë mes dy kategorive. Betejë mes personave që i shërbejnë shtetit të së drejtës dhe atyre që duan ta devijojnë e ta anashkalojnë shtetin e të drejtës. Ndaj mendoj se situata në Shqipëri sot është e ngjashme për fat të keq me vitet ’70 në Itali, por shpresoj të mos jenë pasojat që ata patën”,-tha Alban Daci.

Ai shtoi se do të donte se fenomene të tilla kriminale të luftoheshin jo vetëm nga politika e nga ligjet, por edhe nga shoqëria shqiptare.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING