Connect with us

Bota

A do të duhet që ta marrin vaksinën edhe ata që e kanë kaluar tashmë COVID-in?

Gara e zbulimit të vaksinave kundër Covid-19 tashmë duket se po shkond drejt fundit pasi disa prej tyre kanë dhënë rezultate të kënaqshme e shumë shtete, përfshirë dhe Shqipërinë, kanë nisur të bëjnë rezervimet për dozat e para.

Në këto kushte, një nga pyetjet që lind është se a duhet ta marrin apo jo vaksinën ata që e kanë kaluar virusin?

Referuar Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve CDC, ende nuk ka mjaftueshëm informacion për të thënë nëse dhe për sa kohë pas infektimit, dikush është i mbrojtur nga një infektim tjetër me Covid,që quhet ndryshe edhe imunitet natyror.

Evidencat paraprake tregojnë se imuniteti ndaj COVID mund të mos zgjasë për shumë kohë, por duhen edhe më shumë studime për ta kuptuar tamam këtë çështje.

“Derisa të kemi një vaksinë të vlefshme, CDC nuk mund të japë një koment apo përgjigje nëse ata që kanë kaluar COVID-in duhet apo jo ta marrin vaksinën” shkruhet në faqen e CDC-së.

Burimi: https://www.cdc.gov/coronavirus/2019-ncov/vaccines/faq.html

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *