Politike
A do të garojnë në zgjedhje Berisha e Meta? Ja si iu përgjigj Rama pyetjes së Kurtit
Kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti zhvilluan një takim kokë më kokë mes tyre ditën e sotme, pas seancës së përbashkët në Kuvendin e Kosovës.
Pas përfundimit të seancës në Kuvendin e Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë lëvizur drejt objektit të Qeverisë së Kosovës për të mbajtur një takim. Gjatë rrugës ata shihen duke biseduar, ndërkohë në një moment Kurti interesohet edhe për zgjedhjet që do të mbahen në Shqipëri, duke e pyetur Ramën nëse do të marrin pjesë në zgjedhje Sali Berisha dhe Ilir Meta. Kryeministrat Rama heziton fillimisht të përgjigjet por më pas mes tyre nis diskutimi për këtë çështje.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama në emër të qeverive respektive nënshkruan sot Marrëveshje të Bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.
Me këtë marrëveshje mundësohet organizimi i sportit të lundrimit në Durrës të Republikës së Shqipërisë dhe njëherësh zyrtarizon Durrësin si një nga qytetet mikpritëse të Lojërave Mesdhetare 2030.
Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 do jenë ngjarja më e madhe sportive në histori të vendit, që përmes investimeve do të kontribuojë drejtpërdrejt në përmirësimin dhe avancimin e infrastrukturës sportive kurse përmes mikpritjes në përfaqësimin dhe promovimin ndërkombëtar të republikës sonë.
Parlamenti i Shqipërisë dhe i Kosovës mbajtën sot një seancë të përbashkët në Prishtinë. Në këtë mbledhje ishin të pranishëm 130 deputetë, ku 70 ligjvënës ishin nga Kuvendi i Kosovës dhe 60 të tjerë nga Kuvendi i Shqipërisë. Pjesë e seancës ishin edhe kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti, së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.