Kosova
A mund të ndikojë njohja e Krimesë nga SHBA-ja në statusin e Kosovës?

Presidenti amerikan Donald Trump, pretendon se po i afrohet arritjes së paqes në Evropën Lindore, e cila do të përfshinte edhe sovranitetin rus mbi Krimenë. Por rindarja e territorit ukrainas do të shkaktonte një efekt domino në marrëdhëniet ndërkombëtare, paralajmërojnë analistet dhe kujtojnë se një precedent ishte vendosur tashmë në vitin 1999 në Kosovë. Dilemat e vetme janë nëse çështjet e Krimesë dhe të Kosovës mund të krahasohen, por edhe kush do të ishte më i përshtatshëm për këtë rezultat të luftës – Beogradi apo Prishtina.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se fundmi se Shtetet e Bashkuara po tërhiqen nga ndërmjetësimi në negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë dhe po ndryshojnë “metodologjinë e mënyrës se si kontribuojnë” në negociata.
Vendimi për t’u tërhequr nga negociatat erdhi vetëm një ditë pasi SHBA-të dhe Ukraina nënshkruan atë që thuhet se ishte një “marrëveshje historike” që “nis një partneritet të parë të këtij lloji për rindërtimin dhe suksesin ekonomik afatgjatë të Ukrainës”.
Mundësia e një tërheqjeje amerikane nga negociatat u njoftua gjithashtu nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio më 2 maj.Megjithatë, ai tha në atë kohë se Moska dhe Kievi ishin afruar më shumë me zgjidhjen e konfliktit ukrainas.
Gadishulli i Krimesë ka qenë nën administrimin rus që nga marsi i vitit 2014.
Së pari, më 11 mars të atij viti, Sovjeti Suprem (parlamenti) miratoi një deklaratë për pavarësinë e Krimesë nga Ukraina, dhe pesë ditë më vonë u mbajt një referendum në të cilin kjo u konfirmua.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov theksoi vazhdimisht pas fillimit të luftës në Ukrainë në vitin 2022 se “parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara janë më të rëndësishme se kurrë” dhe se të gjitha problemet lindin për shkak se këto parime nuk respektohen.Ai thagjithashtu se Perëndimi zgjedh parime “që i përshtaten”, gjë që demonstrohet më së miri nga rastet e Krimesë dhe të Kosovës

