Connect with us

Aktualitet

Abuzoi me tenderin, ekspertët dorëzojnë raportin mjeko-ligjor për Allën

Dy ekspertë mjeko-ligjor paraqitën këtë të hënë pranë Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rezultatet e raportit mjekësor ndaj ish-kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla. Sipas ekspertëve, Alla ka probleme shëndetësore me zemrën dhe se qëndrimi në qeli nuk është i përshtatshëm për gjendjen e tij.

Pritet të hënën e ardhshme në orën 12:00, Alla të dalë para Gjykatës së Posaçme për tu njohur me vendimin e saj lidhur me kërkesën e ish-kryebashkiakut për masë më të butë sigurie se arresti në burg.

Në këtë seancë do ballafaqohen qëndrimet e palëve aktet dhe se si është arritur në këtë konkluzion nga ekspertët. Lefter Alla u arrestua për shkelje e barazisë kë tendera dhe shpërdorim detyre, teksa 10 ish-zyrtar të tjerë të bashkisë së drejtuar prej tij, përfshirë dhe biznesmenin që fitoi tenderin Aqif Konesha përfunduan në pranga./ shqiptarja.com

Advertisement