Connect with us

Aktualitet

‘Ahmetaj, me çunat e partisë në Londër’, Baze ironizon Berishën: Na rregullon humorin në këtë vapë

Ish kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një postimi në Facebook ka ndarë një foto të ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, me një citim ku shkruan: Arben Ahmetaj, me çunat e partisë në Londër, duke i përshëndetur në emër të Edit.

E për këtë i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i gazetarit Mero Baze, i cili pohon se kjo foto është shkrepur nga celulari i tij, duke shpjeguar dhe pozicionin e personave në foto.

“Kjo është foto e shkrepur nga celulari im. Për këtë arsye dhe nuk dukem. Është e prillit 2013 kur Ahmetaj u caktua kandidat për deputet në Përmet. Këta dy djemtë që duken në plan të parë janë njëri drejtori ujësjellësit Këlcyrë dhe tjetri Sekretar i Këshillit Bashkiak. Kemi qenë në një darkë tek Brauhouse tek Shallvaret.

Është e vetmja vjedhje që ja lejoj me qejf Saliut dhe shokëve të tij pasi na rregullon humorin në këtë vapë”, shkruan Baze.
Advertisement